Opsioni i PD-së: Zgjedhje, pastaj reformë në drejtësi

Postuar në 14 Mars, 2016 16:08

Majko hodhi gruin e zgjedhjeve të parakohshme dhe PD-ja, apo një pjesë e saj po i rend nga pas. Edi Paloka, kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, deklaroi sot në një prononcim për Top-Channel, se reforma në drejtësi është mirë të bëhet pas zgjedhjeve të parakohshme. “Ka edhe një rrugë tjetër. Ka zgjedhje dhe pastaj reformë. Sepse përderisa kemi qartazi vullnet të munguar nga Edi Rama për të bërë edhe reformën në drejtësi, pse jo, këtë reformë mund ta bëjë Parlamenti i ardhshëm me një vullnet të plotë”, tha Paloka. A mund të jetë ky skenar real? Natyrisht që jo, të paktën sa i përket reformës në drejtësi, pasi është e pamundur të mendohet se parlamenti i ardhshëm, në kushtet kur vendimmarrjen politike e kanë të njëjtët, do të ndrisë ndonjë gjë më mirë se Parlamenti aktual. “Edi Rama duhet të largohet që shqiptarët të zhvillojnë zgjedhje të lira e të ndershme dhe më pas të kenë një qeveri që realisht të punojë për interesat e tyre”, shtoi Paloka, një fjali që e kemi dëgjuar 25 vjet me radhë nga të gjithë. 

Comments

Submitted by Autoktoni (not verified) on

E gjithe kjo loje e PD, vjen vetem e vetem, se jane perkedhelur shume, jane marre shume me te mire, bile pertej c'do caku e pritshmerie, sa edhe vete ata, pedeistat, nuk e besojne qe pretendimet e tyre, haptazi bomba tymuese, u merren parasysh nga nderkombetaret, te cilet, domosdoshmerisht, duan qe te demokratizojne te kriminelet dhe hajdutet e PD.
Nje fjale e URTE e popullit shqiptar, thote : PYET NJEQIND VETE, DHE ME NE FUND, BEJ SIC DIN VETE.
Zoti ambasador i USA ne vendin tone, Don Lu, keni shkuar dhjetra here tek PD(Sali Berisha) dhe tel PD filial (SHQUP), nuk keni lene njeri pa takuar, nga te dy krahet, me kerkese te PD dhe LSI, e cuat draftreformen dy here ne VENECIA, erdhi edhe Relacioni PERFUNDIMTAR I VENECIAS, ku LSI, precizoi se jemi njeqind perqind me Kom.Venecias, ndersa PD, sikunder edhe pritej, nxorri edhe dhjete pika te tjera shtese, vetem e vetem qe te frenonte kete reforme.
Sot, doli PalokA dhe leshoi bomben qe nuk behet reforma me kete qeveri,dhe kete parlament, prandaj, kerkojme zgjedhje te parakoheshme, me qeveri teknike (jo kete qeveri), dhe pastaj te bejme reformen me pRlamentin e ri qe do te dale nga zgjedhjet e tjera.
Zoti Lu, ambasador i amerikes, lejojeni maxhorancen, te votoje reformen ne drejtesi, e cila eshte e hartuar nga ekspertet t'uaj, dhe e certifikuar edhe nga Komisioni i Venecias nga te gjithe shkallet e saje.
Me siper citova nje shprehje popullore shqiptare : PYET NJEQIND VETE, DHE ME NE FUND, BEJ SIC DIN VETE.
Besoj se ne rastin konkret, kjo shprehje e zgjuar e jona, merr vlere reale dhe duhet te zbatohet. Nuk ka asnje aresye qe te perkedhelet e te ferkohet me kjo opozite qe ka frike nga Reforma ne Drejtesi, mbasi e ndjen ndeshkimin qe donte kete nga Drejtesia.
Zoti ambasador USA, Don Lu, e mira, e drejta,ne rast se nuk kuptohen me te mire, duhet te kuptohet nganjehere dhe me dhune, si pjese e fundit e demokracise.
Zoti ambasador USA, Don Lu, kemi edhe nje thenie ketu tek ne, qe E MIRA, KUPTOHET OSE ME DESHIRE OSE ME PAHIRE.
Te gjitha opsionet e mundshme te tolerances demokratike, i keni konsumuar me Sali Berishen dhe me PD, tani
Rradhen e ka parlmenti, PD, po te doje te marre pjese e te votoje, eshte e mirepritur, po nuk erdhi e nuk merr pjese, jeta vazhdon edhe pa ata, Reforma ne drejtesi te kalohet, te votohet pa ngurim nga maxhoranca, dhe te marre fund kjo histori.
Lenia e mandateve, qe thote opozita, jane lojrat e Sali Berishes per t'i shpetuar drejtesise.
Sali Berisha, do te beje cdo manover, vetem e vetem kjo gje mos te ndodhe.
Zoti ambasador, LU, kete pune e keni vetem ju ne dore.
Bej me te miren

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.