Ku kanë shkuar 1.2 milirdë eurot që ka marrë borxh qeveria Rama?

Postuar në 13 Mars, 2016 22:14
Eduard Zaloshnja

Pyetja se ku i ka çuar qeveria Rama 1.2 milirdë eurot që ka marrë borxh është bërë shpesh në media kohët e fundit, dhe ajo ka gjetur jehonë edhe në kafenetë shqiptare. Që t’i jepet një përgjigje rigoroze kësaj pyetje, duhen konsultuar të dhënat zyrtare të borxhit dhe buletinet fiskale të Ministrisë së Financave, të cilat janë monitoruar në mënyrë strikte nga FMN-ja -- qysh kur kjo e fundit u kthye me kredi në Shqipëri, pas largimit të qeverisë Berisha.

Stoku i borxhit publik në shtator 2013, kur u largua qeveria Berisha, ishte 872 miliard lekë të reja. Në fund të vitit 2015, stoku i borxhit publik arriti vlerën 1043 miliardë lekë të reja. Pra, i konvertuar në euro, stoku i borxhit u rrit në 2 vjet e nje çerek me 1.2 miliardë euro.

Dhe për çfarë i ka shpenzuar qeveria Rama këto 1.2 miliardë euro borxh te ri?

Së pari, 560 miliardë lekë (400 milionë euro) janë shpenzuar për investime te paracaktuara publike me financim të butë ndërkombëtar (kredi të Bankës Botërore, Bankës Europiane të Investimeve, Bankës Arabe të Investimeve etj.)

Pjesa e mbetur ka shkuar për të shlyer detyrime shtetërore të pashmangshme si:

1-Pagesa e detyrimet e prapambetura që kishte qeveria Berisha ndaj bizneseve që kishin kryer punime infrastrukturore apo furnizime, etj., dhe që nuk i kishin marrë ende paratë (këto detyrime nuk figuronin si borxh në defterët e shtetit). Shlyerja e atyre detyrimeve (515 miliardë lekë) ishte kusht i panegociueshm për kredinë e butë që i akordoi FMN-ja qeverisë Rama.

2-Pagesa e interesave të borxhit të vjetër, të akumuluar ndër vite (915 miliardë lekë të reja). Edhe ky është një detyrim që asnjë qeveri nuk e shmang dot.

Të dy këta zëra bëjnë rreth 1 miliardë euro. Po të shtojmë edhe  investimet me financim të huaj që përmendëm më sipër (400 milion euro), rezulton se, nga 1 tetori 2013 deri në fund të 2015-ës, qeveria ka bërë 1.4 miliardë shpenzime të paracaktuara nga kreditorët e shtetit shqiptar, ndërkohë që ka marrë borxh të ri vetëm 1.2 miliardë dollarë.

Sidoqoftë, është legjitime pyetja sesi janë shpenzuar nga qeveria Rama paratë që nuk janë marrë borxh nga ajo – pra, paratë që ka mbledhur nga taksat tona. Por për t’i dhënë një përgjigje rigoroze kësaj pyetje, duhen bërë analiza zë për zë, e jo demagogji – si nga njëra, edhe nga tjetra palë politike...

Comments

Submitted by Ndoc dudasi (not verified) on

Llogjike e sakte.
Me ne fund, foli njeriu i mencem, jo partiak, jo militant, jo i indoktrinuar, jo "komisar".
Sinqerisht, zoti Zaloshnja, pergezime per llogjiken me mend.
Pershendetje.

Submitted by Bard (not verified) on

Zaloshnja do të na bëjë optimistë duke na thënë që qeveria ka marrë borxh për të larë borxh. Ku të shpie mushka o Zaloshnja, kujton se njerëzit hanë bar? Apo kaq është detyra jote, te besh nje analize siç ta kanë porositur e paguar, e çi *i tëmën fakteve e interpretimeve.

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Avokat, mbështetës apo zëdhënës i Zotit Rama ???????

Submitted by qytetari injorant (not verified) on

Do te me ndihmoje shume sikur te me pergjigjeshe kesaj pyetje:
1. A ka patur deficit buxhetor ne keto dy vjet?

Submitted by ezaloshnja on

perderisa eshte marre borxh, dmth se ka patur deficit buxhetor - pyetja eshte e pakuptimte. deficit buxhetor shqiperia ka patur cdo vit ne cerek shekullin e fundit dhe do te vazhdoje te kete edhe per disa vjet.

Submitted by qytetari injorant (not verified) on

Po nuk eshte turp ta spjegosh qe Qeveria ka marre borxh per te financuar deficitin buxhetor, se ne Eurpo eshte sport popullor ky, keto dite.
Se edhe te japesh spjegime qe Qeveria po shkon nga fitorja ne fitorje dhe te keqiat kane lidhje vetem me te kaluaren (detyrimet e Qeverise Berisha apo Borxhi I vjeter) nuk eshte se e spjegon realitetin.
Fakti eshte se me gjithe uljen drastike te interesave te sherbimit te borxhit dhe buxhetit te dedikuar per investime publike keto vitet e fundit akoma nuk eshte arritur balanca primare ne buxhet!

Submitted by Filelstari (not verified) on

Jo, pyetja nuk eshte e pakuptimte. Borxhi nuk merret vetem per te mbyllur vrimat e deficitit buxhetor; perkundrazi, vendet e pergjegjeshme dhe me buxhetin nen kontroll i perdorin borxhet per investime ne menyre qe te rritin produktivitetin ne vitet e ardheshme.

Submitted by buxheti (not verified) on

habitem sesi zaloshnja harxhon kohen kot me qytetarin injorant dhe fillestarin, te cilet nuk e kane haberin nga buxheti. investimet jane nje nga zerat e shpenzimeve buxhetore. dhe kur shpenzimet buxhetore jane me te medha se te ardhurat buxhetore, kemi deficit buxhetor. dmth, merret borxh per te mbuluar shpenzimet qe nuk mbulohen nga te ardhurat. fillestari, qytetari injorant, lul basha, ben blushi, berisha, tani, dhe ed rama, erion brace, me pare, kane bertitur per borzhin qe rritet, nderkohe qe harrojne se buxheti aprovohet ne fillim te vitit dhe ne cdo fillim viti pas 1990-es eshte parashikuar deficit, dmth borxh i ri. kur diskutohet projekt-buxheti ne fillim te vitit. kush eshte ne opozite kerkon te rriten shpenzimet per kete apo ate gje, por nuk thone sesi do gjehen te ardhurat per tí mbuluar shpenzimet. pse nuk thone qe ne fillim te vitit qe te ulen rrogat, pensionet, investimet etj, ne menyre qe te shpenzohet aq sa do te jene te ardhurat? ose te thone qe duhet te rriten taksat qe te rriten te ardhurat, per te mbuluar shpenzimet. e mbyten demagoget kete vend....

Submitted by Fillestari (not verified) on

Fillestari nuk bertet por flet. Dhe ben pyetje te cilat ata qe bertasin vertete nuk dine tu japin pergjigje.
Pyetja me e thjeshte eshte nese tani marrim borxh per te lare borxhin a mos duhet qe cdo qeveri qe merr borxhe te tjera te na sqaroje perse borxhet e reja mendohet te jene me produktive se te vjetrat.
Aftesia e disa pjesmarresve neper forumet e komentuesve shqiptare per te mos dalluar diskutimin nga sulmi, pyetjen nga e shara dhe argumentin nga paragjykimi eshte edhe me preokupues sesa paaftesia per te dalluar mendimin nga e bertitura.
Z. Zaloshnja (nje autor nga me seriozet ne Shqiperi), sadoqe nuk ndan te njejtin mendim me shume prej nesh, nuk ka kompleksin e persekutimit dhe per nder te tij merr pjese ne debat dhe shpreh mendimin e tij te kualifikuar me nje qytetari te larte. Sado qe ky mendim specifik i tij mua nuk me bind, mendoj se niveli i tij intelektual dhe civil, meriton me teper se komente qe bazohen ne emocione dhe bertitje.

Submitted by Fillestari (not verified) on

Mua logjika e z. Zaloshnja nuk me duket bindese. Ndersa ai u gjen vendin se ku kane vajtur 1.2 miliard euro te marra borxh, thelbi i pyetjes nuk eshte dhe aq se ne cfare drejtimi kane vajtur parate, por sesa kuptim ka menyra sesi po shpenzohen keto borxhe.
Z. Zaloshnja jep nje fakt qe une nuk e dija: "Pagesa e interesave të borxhit të vjetër, të akumuluar ndër vite (915 miliardë lekë të reja)". Pra servisi i borxhit ekzistues i kushton Shqiperise pothuajse 700 milione Euro ne cdo dy vjet dhe, sic duket nga teksti, ketu nuk futet fare pagesa e principalit. Me fjale te tjera, 1/3 e borxheve te reja te Republikes se Shqiperise shkojne vec per te paguar interesat e borxhit ekzistues. Cka eshte nje fakt se borxhi publik i Shqiperise nuk po prodhon rezultatet qe pritet nga nje investim kaq i madh, me fjale te tjera ky borxh nuk eshte investuar si duhet. Per shume nga borxhet e vjetra pergjegjesia u bie qeverive te mepareshme - por eshte legjitime ti kerkojme llogari kesaj qeverie perse po merren borxhet e reja dhe ne cfare drejtimi, sipas mendimit te qeverise Rama, borxhet e reja po investohen me mire se keto borxhet e vjetra qe i paskemi marre kot. Perndryshe i bie qe kjo qeveri mund te jete duke e mbytur vendin kot e me kot ne borxh, njelloj si qeverite e mepareshme (te papergjegjeshme).
Ti rikthehemi pyetjes "Ku kane shkuar miliardat e marra borxh nga qeveria Rama", do te ishte mire qe kjo qeveri te krijonte me shume transparence per projektet publike qe po menaxhon tashti dhe te lere publikun te gjykoje sa te drejta jane prioritetet e ketyre investimeve, sa po arrihen objektivat dhe sa po i permbahet kjo qeveri preventivave ekonomike (me fjale te tjera sa shkon "cost over-run" ). Te thuash qe borxhet i marrim per te lare borxhe nuk eshte fare argument.

Submitted by Jakefutkotplako (not verified) on

Zoti fillestar !
Mos u lodh kot, mbasi ty nuk t'u mbushka mendja kurre.
Prandaj edhe vete e quan vehten fillestar, se tani po fillon te mesosh.
Nuk eshte portali, online vend per te treguar se sa mend ke, duke na shitur brockulla diturie. Po te ishe i ditur, ama, i ditur shume, i vije emrin tend, ate qe te kane vene prinderit, e jo pune fillestaresh.
Nuk te lexon kush.
Zoti Zaloshjnja, ben mire mos te merret me me ty. Nuk t'u mbushka mendja. C'te bejme qe ti nuk mbush ?
Nuk kemi c'te bejme, vetem mos na lodh kot duke bllokuat portalin. Kaq te ka dhene perendia. Nuk behesh me zor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.