Pas darkës me Metën, Shpëtim Idrizi shton presionin ndaj Ramës

Postuar në 13 Mars, 2016 11:47

Pas darkës me Ilir Metën, Shpëtim Idrizi rrit presionin ose pazarin ndaj Ramës, i cili eventualisht mund ta shohë Idrizin si kamardare shpëtimi në rast ndarje nga Meta. “Nëse maxhoranca do të vazhdojë të mos i reflektojë kërkesat parimore të PDIU-së, atëherë ne nuk mund të vazhdojmë të bashkëjetojmë më në atë koalicion”- u shpreh Idrizi për Ora News.
Nënkryetari i Kuvendit përsëriti kërkesat, mbi të cilat është nënshkruar marrëveshja mes PDIU-së dhe PS që lidhen me zgjidhjen e çështjes çame.
Kryetari i PDIU-së tha se do të kërkojë së shpejti një interpelancë me kryeministrin për t’i parashtruar edhe një herë të gjitha kërkesat që ka PDIU për diplomacinë shqiptare sa i përket zgjidhjes së çështjes çame, të cilat lidhen me pretendimet e popullsisë çame ndaj shtetit grek, njohjen e genocidit grek ndaj shqiptarëve dhe për pasojë ngritjen e varrezave çame në shtetin fqinj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.