Nëse zhvillohen zgjedhje të parakohshme në Tiranën urbane

Postuar në 13 Mars, 2016 01:08
Eduard Zaloshnja

Para disa javëve, zhvillova me një grup anketuesish me përvojë një sondazh në Tiranën urbane, për çështje që kanë të bëjnë me punën e bashkisë së Tranës, si pastrimi, ndriçimi, gjelbërimi, shkollat, kopshtet, këndet e lojrave, etj. Përveç pyetjeve mbi këto çështje, 1000 të anketuarit e përzgjedhur në mënyrë rastësore në të gjithë territorin urban të Tiranës u pyetën edhe se për cilën parti do të votonin në qoftë se do të zhvilloheshin zgjedhje të parakohshme parlamentare pa fushatë elektorale.

Bazuar në përgjigjet e të anketuarve, ja cili është projeksion i rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në Tiranën urbane, n.q.s. do të zhvilloheshin të parakohshme dhe pa fushatë elektorale:

47%-PS;       7%-LSI;   7%-Të vogla të mazhorancës (PDIU, FRD, PSD etj.)

vs.   39%-PD, PR, LZHK etj.

(Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor plus/minus 3%)     

Numri i pjesëmarrësve:  Sa 90% e numrit të pjesëmarrësve të para 3 vjetëve (firoja në pjesmarrje ishte pothuaj përpjestimore për partitë kryesore.)

Për krahasim, ja cilat ishin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të para 3 vjetëve:

Në Tiranën urbane:  46%-PS;    8%-LSI;   8% -Të vogla të mazhorancës (PDIU, FRD, PSD etj)

vs.  38%-PD, PR, LZHK etj.

Në gjithë Shqipërinë:  41%-PS;  10.5%-LSI;   10.5% -Të vogla të mazhorancës (PDIU, FRD, PSD etj)

vs. 38%-PD, PR, LZHK etj.

Comments

Submitted by Profesori (not verified) on

Kesaje rradhe, zoti Zaloshnja, me duket se meriton shprehjen JA KE FUT KOT PLAKO.
Pse kaq poshte te kete rene PD-ja ?
A e ke degjua zotin Basha qe mbeti duke thene qe vendi ka marre fund, dhe faktori nderkombetar mezi po pret qe te shohe PD ne POZITE dhe Lul Bashen Kryeminister.
Duke u nisur nga keto, mendoj qe i keni gabim llogarite.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.