Berishës i ishte sugjeruar të mos merrte muxhahedinë

Postuar në 13 Mars, 2016 11:23

Për strehimin e muxhahedinëve në Shqipëri ka patur kundërshtime edhe nga vetë pala shqiptare qysh në kohën e ish-kryeministrit Berisha. Ish-ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Sejdi Qerimaj, në një korrespondencë të zhvilluar me ishkryeministrin Sali Berisha në vitin 2012, i sugjeron atij që për Shqipërinë është më mirë të japë ndihmë financiare sesa të strehojë përfaqësues të opozitës iraniane.
Sipas kësaj korrespondence, më 15 mars 2012, ambasadori Qerimaj ka zhvilluar një takim me Volker Türk, drejtor i Departamentit për Mbrojtjen Ndërkombëtare pranë Komisariatit të Lartë për Refugjatët (UNHCR), ku edhe iu kërkua që Shqipëria të marrë një grup refugjatësh, të pranojë vendosjen e një platforme të përkohshme shpë- rndarjeje dhe të japë një ndihmë financiare për projektin e UNCHR-së raporton Panorama.
"Ambasadori ynë, z. Qerimaj, e mori fjalën në këtë takim dhe u shpreh se Qeveria shqiptare do të shqyrtonte të gjitha mundësitë për dhënien e kontributit të saj në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare të këtij problemi. Vetëm dy nga 30 përfaqë- suesit e vendeve dhe organizatave humanitare, pjesëmarrëse në këtë takim, premtuan ndihmë konkrete: përfaqësuesi i SHBA-ve, z. Dan Fried premtoi një ndihmë prej 7 milionë USD, ndërsa Italia premtoi një ndihmë prej 300.000 eurosh për këtë projekt.
Mendimi ynë
Shumë pak shtete kanë shprehur dëshirën për të marrë refugjatë nga ky grup. Kjo vjen për shkak të veprimtarisë së tyre të mëparshme, që kishte çuar në përfshirjen e këtij grupi në listën e grupeve terroriste nga SHBA-të dhe BE-ja.
Dhënia e një ndihme financiare, edhe modeste, do të mjaftonte si kontribut i Shqipërisë në përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes përfundimtare të këtij problemi"-thuhet në korrespondecën e ambasadorit me ish-kryeministrin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.