Ngrihet kampi i parë i emigrantëve në kufi me Shqipërinë

Postuar në 12 Mars, 2016 10:30

Në qytezën e Konicës, pranë kufirit me Shqipërinë, kanë mbërritur mbrëmjen e të premtes 162 refugjatë nga Siria. Shumica e tyre janë gra dhe fëmijë. Ata vinin nga Porti i Preiut, ku kishin mbërritur ditë më parë nga ishujt e detit Egje.
Refugjatët janë pritur me mjaft ngrohtë nga banorët, të cilët janë mobilzuar për t’i mbështetur duke ofruar kryesisht veshmbathje. 162 refugjatët janë sistemuar në mjediset e një kampi fëmijsh, ku strukturat e pushtetit vendor kanë krijuar me shpejtësi kushte tepër optimale.
Ndryshe nga shumë zona të tjera të Greqisë, ku ende banorët protestojnë kundër pranisë së refugjatëve, Konica i është përgjigjur masivisht apelit të qeverisë për të strehuar refugjatët, deri sa ata të sistemohen në qendra të tjera, me të specializuara.
Në gjithë rajonin e Epirit është vendosur të krijohen pesë qendra të tilla, ku gjatë ditëve të ardhshme do të strehohen gjithësej 2.000 refugjatë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.