Obama dhe Biden kundër propozimit të Kerryt për goditjen me raketa të forcave të Assad. Përvoja e Vietnamit frenoi SHBA-të

Postuar në 11 Mars, 2016 18:08

Tensionet për çështjen e Sirisë kanë mbërritur deri brenda administratës amerikane, ku ka patur mendime të ndryshme për qëndrimin që duhej mbajtur ndaj Bashar Al Assad. Meda shtetërore iraniane, “Press-Tv” citon numrin e ri të revistës “Atlantic”, në të cilën shkruhet se presidenti amerikan Barack Obama ka hedhur poshtë disa herë propozimin e sekretarit të Shtetit, John Kerry, për goditje të kufizuara me raketa të forcave të Assadit, si një mënyrë për të “dërguar një mesazh” dhe për të detyruar presidentin sirian që të ulej në tryezën e bisedimeve.  Ndonëse Obama ka mbrojtur përherë politikën e largimit të Assadit, ai ka kundërshtuar përdorimin e forcës ushtarake për këtë qëllim, edhe pasi Rusia hyri në lojë.  Sipas revistës në fjalë, shkrimi i së cilës mban autorësinë e Jeffery Goldberg, edhe zv.presidenti Joe Biden ka kundërshtuar propozimet e Kerryt, duke i kujtuar këtij të fundit precedentin e Vietnamit. “E kujton sesi filloi”, citon Goldberg, Biden. Duket se poitika amerikane ndaj Sirisë ka ndjekur një kurs të mospërfshirjes direkte nisur edhe nga përvoja në Irak, çka është perceptuar si një tërheqje e Washingtonit. 

 

http://www.presstv.com/Detail/2016/03/10/454996/Obama-Kerry-Syria-Assad-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.