Tsipras-Tusk, “duel” në rrjetet sociale për emigrantët

Postuar në 10 Mars, 2016 09:28

Çështja e refugjatëve ka shkaktuar një tensionim të ri në raportet e Athinës me Brukselin. Një mesazh i presidentit të Këshilit të BE, Donald Tusk, ka qenë shkëndija që ndezi këtë tensionim të ri.
“Flukset e parregullta të emigrantëve përgjatë itinerarit të Ballkanit Perëndimor ka marrë fund. Nuk është çështje e një akti të njëanshëm, por një vendim i përbashkët i 28 vendeve anëtare të BE”, shkruajti në twitter zoti Tusk.
Tusk, gjithashtu ka shprehur edhe një falënderim për vendet e Ballkanit Perëndimor, për siç thotë, “zbatimin e një pjese të strategjisë së përgjithshme të BE për përballimin e krizës së refugjatëve”.
Kanë pasuar katër mesazhe të njëpasnjëshme nga ana e kryeministrit grek, i cili ka kundërshtuar pohimin e zotit Tusk. “Itinerari ballkanik u mbyll si rezultat i akteve të njëanshme të vendeve të Ballkanit perëndimor”.
“Presim që zoti Tusk t’i fokusojë përpjekjet në përpjekjen për zbatimin e vendimeve të përbashkëta, si president i Europës së 28 –shes dhe të mos inkurajojë vendet që i injorojnë” (këto vendime), shtoi Tsipras 3 minuta më vonë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.