Shëndetësia me zgjedhje, propozim i ri i PD

Postuar në 10 Mars, 2016 12:21

Partia Demokratike ka dalë me një propozim të ri për sistemin shëndetësor. Nga Durrësi, Departamenti i Shëndetësisë prezantoi platformën e PD në këtë sektor, ku u theksua vënia në qendër të sistemit shëndetësor të pacientit, parim që sipas demokratëve do të jetë motori lëvizës i reformës në shëndetësi.
Sipas kësaj platforme, pacienti do të zgjedhë lirshëm mjekun apo institucionin që do të marrë shërbimin, dhe shpenzimet do të jene të rimbursuara nga sigurimet shëndetësore. është e paqartë se çfarë nënkupton PD me këtë platformë që në thelb nuk ndryshon nga mbulimi univesral i shërbimit Shëndetësor nga Fondi i Kujdesit Shëndetësor.

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Me reformen ne shendetesi, sic po duken punet, hajduteve te PD, u jane djegur letrat ne dore, mbasi kishin bere investime me parate e vjedhura, per te thelluar edhe me shume vjedhjen ne kurriz te popullit.
Prandaj prisheshin e prishen vazhdimisht aparaturat, ne spitalet e shtetit, ndersa ato te privatit nuk i gjen asgje.
Prandaj mjeket punojne edhe ne shtet edhe ne privat, duke detyruar pacientet ne hall koke, qe te bejne analiza, ECO, Skaner, Ezhe, etj, tek privati me rekomandim, dhe kjo reforme shendetesie, e nxjerr jashte loje, keto pisllek qe kane gatuar politikanet e rene nga fiku te PD.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.