Majko përgënjeshtron: "Kam thënë se "Nuk ka udhëkryq midis Shqipërisë dhe Partisë Socialiste"

Postuar në 09 Mars, 2016 21:10

Pas lajmit të publikuar fillimisht nga gazeta "Panorama" se në mbledhjen e Asamblesë së PS-së kishte patur deklarata të tre deputetëve të saj për raportin me partinë dhe vendin, ka reaguar ish-kryeministri Pandeli Majko. Përmes një statusi në Facebook, Majko shkruan: "Shpresoj të jetë një lajthitje gazetareske për një gazetë të cilën e konsideroj serioze si “Panorama”. Sipas saj se në mbledhjen e Asamblesë paskam thënë “Nuk jam dakord që Shqipëria ka më rëndësi se sa partia”. 

“Nuk ka udhëkryq midis Shqipërisë dhe Partisë Socialiste!”. Ky është komenti im në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS. Si rregull, nuk pranoj leksione patriotizmi nga askush. Sepse ai është akt dhe jo fjalë.

Gazetaria bëhet me thonjëza kur burimi i informacionit nuk është thashethem. Shpresoj në përgënjeshtrim të shpejtë".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.