Kokëdhima pranon rekomandimet në administratë dhe jep përgjigje për hotelin e vëllait

Postuar në 09 Mars, 2016 10:16

Deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima pranoi në “Opinion” se ndërhyrjet në administratë për emërimet e nëpunësve. Ai tha se Drejtorin e Tatimeve në Sarandë, Alekt Qëndro e njihte dhe se kishte lobuar që ai të emërohej në atë post. Kokëdhima u shpreh se ka një departament burimesh njerëzore që bën një listë të personave të papunë dhe të kualifikuar të cilët propozohen për t’u punësuar në administratë. “Alket Qëndron e njoh dhe e kam propozuar unë”, tha ai. Ai tha se ndryshimi nga qeveria e shkuar është se nuk ka më emërime me para, dhe këto bëhen falas. Lidhur me ndërtimet në bregdet dhe akuzat për një hotel shumë pranë detit në pronësi të tij, deputeti Koço Kokëdhima është shprehur se nuk posedon asnjë ndërtim dhe hoteli i përfolur është i vëllait të tij, i ndërtuar me leje ndërtimi. “Nuk kam lidhje me ndertimin e tij. Ai eshte i vellait tim dhe kur nuk ia prishi dot Saliu, ç’të bëj unë? T’i them Ramës t’ia prishë hotelin tim vëllai?”, tha Kokëdhima.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.