Lista e detyrimeve nuk mbaron/Sigurim i detyrueshëm për tërmetet dhe përmbytjet

Postuar në 08 Mars, 2016 15:58

Banka Botërore dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kanë propozuar një projektligj që parashikon sigurimin e posaçëm për sigurimin nga tërmetet dhe përmbytjet. Sigurimi do të jetë i detyrueshëm për të gjitha familjet shqiptare. “Ajo çka parashikon ky ligj është krijimi i një pool-i të përbashkët për sigurimin nga katastrofat.  Ky pool do të parashikojë primet dhe mënyrën se si do të arkëtohen primet si dhe do të parashikojë mënyrën se si do të dëmshpërblehet”, tha për “Top-Channel” Pajtim Melani, kryetar i bordit të AMF. Aplikohen disa kritere si për tërmetet ashtu edhe për përmbytje, si “për tërmete 5 ballë e lart dhe për përmbytjet parashikohet 504 orë reshje të vazhdueshme, ose 21 ditë”.

Struktura përgjegjëse do të jetë publike, me bord drejtorësh dhe këshill mbikëqyrës, ndërkohë që “pagesa e detyrueshme nuk do të jetë e njëjtë për të gjitha familjet, por do të varet nga rreziku i zonës ku gjendet banesa”. Nuk është e qartë nëse do të funksionojë skema, pasi mund të qëllojë që zonat me rrezik më të lart të jetë edhe më e varfra. Si do të vilen këto detyrime që nuk po mbarojnë?

 

 

Comments

Submitted by Veneciani (not verified) on

Te ishin kujtuar me kohe, si shteti, si te permbyturit ashtu edhe kompanite e sigurimeve.
Ne rast se do te realizohet sigurimi i detyrueshem, sikunder po thuhet ne artikull, do te jete nje gje shume e mire per ato zona ku tradicionalisht ndodhin permbytje.
Ne rast se banoret, do te kundershtojne te sigurohen, atehere mos te presin asnje ndihme nga shteti ne raste permbytjesh, zjarresh apo termetesh.
Nderkohe, edhe shteti nuk do te jete jashte kesaje gjeje, mbasi ne rast se permbytja ndodh per aresye subjektive, e jo krejtesisht natyrore, atehere shteti ka detyrim, si ne rastin e nenshkodres qe u mbyten, nga qe hidrocentralet, hapen portat e shkarkimit, nga reshjet e shumta dhe kalimi i ujit, mbi piken kritike te diges.
Gjithsesi, kjo gje do te jete ne te mire te popullates.

Submitted by tekniku (not verified) on

Nuk e kuptoj kete iniciative idiote, pasi mjaft te analizosh rrethanat e demit nga nje termet e kupton ironine. Parimi i siguracionit eshte tek rastesia dhe probabiliteti i ulet qe demi te ndodhe tek te gjithe te siguruarit ne te njejten kohe, nderkohe eshte pikerisht kjo ajo qe ndodh ne termet - demtohen te gjithe ne te njejten kohe!
Apo qeveria thjeshte po mendon te marre ca para se mos i ndodh ndonje dem me vone? Nese eshte keshtu, do i kete keto para kur te nevojiten?
Sigurimi lidhet edhe me rrezikshmerine, ndaj nje ndertim i ndertuar me parametra te larte ka rrisk me te ulet; do merret parasysh? Po gjithe ky procesi i legalizimeve qe e ka kthyer ne farse kete "sigurine tekniko-inxhinierike" te objekteve teresisht te pa kontrolluar e te ndertuar pa pike standarti? Do paguajme te gjithe dmth per kete anarki? Kjo ndoshta eshte arsyeja. Ky ndershkim i panderprere mbi njerezit korrekte po e shkreton kete vend....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.