E njëjta praktikë, ndalohen drejtuesit e INUV në Vlorë për pazare me pronën e tjetrit

Postuar në 08 Mars, 2016 09:50

Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar ndalimin e disa personave, prej të cilëve Kryeinspektorin e Inspektoratin Vendor Urbanistik në detyrë, paraardhësin e tij, inspektorë të INUV, si edhe administratorin e një kompanie ndërtimi, pasi zyrtarët kanë lejuar ndërtimin e një godine 6-11-12 kate pa leje nga ana e firmës “Endriu 008”, në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.
Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimin në bazë të kallëzimit të dy qytetarëve, të dorëzuar në Janar 2016, sipas të cilëve firma e ndërtimit “Endriu 008” po ndërtonte një pallat të lartë, duke u zënë pronën e tyre.
Prokuroria e Vlorës zhvilloi hetimet paraprake, nga ku rezultoi se kompania private kishte nisur punimet që prej vitit 2014, pa u pajisur me lejen e ndërtimit. Në bazë të dokumentacionit të mbledhur gjatë hetimit të këtij procedimi penal, rezultoi se Inspektorati Vendor Urbanistik (INUV) i Bashkisë Vlorë ka pasur dijeni për ndërtimin e këtij pallati dhe nuk ka kryer asnjë urdhërim për ndalimin e tij.
Prej muajin nëntor 2014 e në vijim, në krye të INUV të Bashkisë Vlorë është emëruar i dyshuari David Tushaj, i cili gjithashtu nuk ka marrë asnjë masë pezullimi për ndërtimin e pallatit pa leje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.