“Të ndalet Trump me çdo kusht” - Spekullime mbi takimin Cook-Musk-Page-Parker. “Washington Post”: “Hillary Clinton gënjeu për e-mailet”

Postuar në 08 Mars, 2016 16:42

Demokracia funksionon dhe është domosdoshmëri, por mesa duket jo përherë rregullat e saj japin siguri. Kjo mund të thuhet me garën presidencial amerikane, ku Donald Trump, fituesi i ballafaqimeve publike, debateve, sondazheve, përherë sipas lojës së njohur, po shpallet gradualisht armiku numër një për sigurinë e SHBA-së. Lajmeve të mëhershme për një strategjie të vetë republikanëve për ta ndalur kandidatin e tyre,  furisë së disa mediave ndaj tij, u shtohet së fundmi një tjetër: sipas “Huffington Post” në lojë kanë hyrë edhe miliarderë me ndikim si CEO i “Apple”, Tim Cook, CEO i “Tesla”, Elon Musk, CEO i “Alphabet” Larry Page dhe themeluesi i “Napster” Sean Parker. Të gjithë janë takuar privatisht me një axhendë: Donald Trump duhet ndalur që të mos jetë i përzgjedhuri i republikanëve për president. Në takimin që është i përvitshëm, quajtur “American Enterprise Institute World Forum”,  kësaj radhe kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Partisë Republikane si drejtuesi i shumicës në Senat, Mitch Mçonnell, ish-këshilltari i Presidentit Karl Rove dhe zëdhënësi i Kongresit Paul Ryan. Lajmi se takimi ka patur në qendër të vëmendjes, ndër të tjera, edhe Trump, është shpërndarë nga komentatori konservator Bill Kristol, por nuk ka asnjë prononcim zyrtar nëse kjo është e vërtetë apo jo. Një tjetër media, “Insider”, komenton se interpretime të tilla për përfaqësues të biznesit që mblidhen shpesh në takime, janë të rrezikshme, ndonëse ato provojnë peshën e madhe që kanë marrë kompanitë e Silicon Valley në jetën amerikane(http://www.businessinsider.com/tim-cook-elon-musk-larry-page-world-forum...).

“Paralelisht” me këtë zhvillim të pakonfirmuar, edhe për kandidaten kryesore demokrate, Hillary Clinton, nuk ka pak probleme. Gazeta e njohur “Washington Post” ka publikuar të dhëna se Clinton ka përdorur e-mailin e saj privat, jashtë standardit të sigurisë për të dërguar me dhjetëra e-maile me materiale konfidenciale. Publikimi e nxjerr skeretaren amerikane të Shtetit si gënjeshtare, pasi ajo deklaroi një vit më parë se nuk e përdorte e-mailin e vet për të dërguar materiale konfidenciale. Gjë që po rezulton e pavërtetë.(http://www.investors.com/politics/editorials/email-scandal-hillary-clint...).

Rrjedhimisht gara presidenciale amerikane rrezikon të rrëshqasë në një përballje mes dy rivalëve që janë kapur në shkelje, ose që zgjedhja e të cilit, siç është Trump, mund të ndajë vendin realisht më dysh. Mbetet ende kohë, por nëse Trump dhe Clinton do të jenë kandidatë zyrtarë, kjo që integriteti i zgjedhjes do të jetë i cenueshëm. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.