"Europa do shesë edhe shpirtin për një marrëveshje me Turqinë"

Postuar në 07 Mars, 2016 10:43

Në një artikull me titull "Europa do shesë edhe shpirtin për një marrëveshje deportimi të emigrantëve me Turqinë", gazeta britanike "Telegraph", shkruan se zhvendosja e emigrantëve deri më tani nga Europa ka dështuar. Kreu i grupit liberal në Parlamentin Europian, Guy Verhofstad e quan të gabuar qëndrimin që Bashkimi Evropian po mban ndaj çështjes së emigrantëve duke mbylluar dyert dhe i kthyer ata mbrapsht në Turqi. Ai thotë se: "Ta eksportojmë problemin që kemi në Turqi është papërgjegjshmëri. Nuk duhet të shesim shpirtin tonë për të bërë marrëveshje me një vend vetëm sepse ne nuk mund të përballemi me problemin dhe nuk mund t'i japim një zgjidhje europiane. Pranojmë një marrëveshje për të kthyer mbrapsht refugjatë në një vend që arreston gazetarët, sulmon liritë sociale dhe ka një numër të lartë të rasteve për shkelje të të drejtave të njeriut". Sipas gazetës plani ishte për zhvendosjen e 160 mijë emigrantëve, por deri më tani është deportuar një numër i bogël drejt turqisë, ndërkohë që barrën më të rëndë vijon ta vuajë Greqia. http://www.telegraph.co.uk/news/worldnews/europe/eu/12185161/EU-sells-so...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.