Taksat e Bashkisë/Ulje e të ardhurave tatimore, ngritje e të ardhurave jotatimore!

Postuar në 06 Mars, 2016 10:31

Në një analizë të reformës fiskale që ndërmori bashkia e Tiranës, revista "Monitor" vëren se bashkia më e madhe në vend, ajo e kryeqytetit, u përpoq ta neutralizonte uljen e të ardhurave tatimore përmes rritjes së atyre jo tatimore. "Monitor" vlerëson se heqja e taksës së biznesit të vogël prej 25 mijë lekë në vit, ishte një lëvizje më shumë populiste (pas konstatimit të vonuar të rënies së besimit në qeveri si rrjedhojë e agresivitetit ekstrem të aksionit anti informalitet) sesa e mirëstudiuar ka futur në hall gjithë bashkitë, që e kishin këtë taksë burimin kryesor të të ardhurave të tyre, me rreth 50% të totalit (47% për atë të Tiranës).
"A është i vlefshëm një justifikim i përdorur shpesh, se dyfishimi i taksave apo tarifave është bërë në mënyrë që të sigurohen të ardhura për të ndërtuar çerdhe, shkolla apo përmirësuar infrastrukturën rrugore. Edhe nëse do të mund të pranohet një llogjikë e tillë, kjo duhet të bëhet sigurisht me një vlerësim paraprak se deri ku do të mund të bëhej një ushtrim i tillë?"- shkruan Monitor. Sipas saj, kjo mungesë përgjegjshmërie, transparence, llogaridhënie është një sinjal paralajmërues negativ për kryeqytetin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.