Papa flet për një "pushtim arab" të Europës

Postuar në 05 Mars, 2016 17:59

Valën e emigrantëve nga Lindja, Papa Françesku e quan një “pushtim Arab” të Europës. Duke folur për një grup besimtarësh franceze, kreu i Kishës Katolike tha se hyrja e një numri të madh refugjatësh është një zhvillim pozitiv për kontinentin e vjetër, pasi rrit shkëmbimin kulturor mes Lindjes dhe Perëndimit.

"Sot ne mund të flasim për një pushtim arab. Ky është një realitet social, "tha kreu i Kishës Katolike Romake” në një fragment të fjalimit të, cituar në gazetën L'Osservatore Romano. "Sa pushtime ka njohur Evropa, gjatë historisë së saj! Por gjithmonë ka arritur t’i kapërcyer ato dhe të ecë përpara në përmirësimin e shkëmbimit të kulturave që sjellin këto pushtime ", shtoi Papa Françesku. Sipas Papës Europa është i vetmi kontinent që mund të sjellë një unitetin në botë, duke shtuar se për t’i shërbyer këtij "roli global" Evropa ka nevojë të "rizbulojë rrënjët e saj kulturore."

Comments

Submitted by Ndoc dudasi (not verified) on

Papa e ka shume mire, nga nje ane dhe shume keq nga ana tjeter.
Papa, nje fjale thote,por e kane ne kurriz, popujt e europes dhe shtetet perkatese, qe merren me emigrantet dhe me terroristet qe vijne bashke me ta.
Papa, nuk merret me ta, se Papa eshte katolik, me ata merret hoxhallare e shehlere qe jane myslimane,me qe nuk duan t'a shohin me sy Papen.
Prandaj, gjithkush ne shtepine e vet. Ne te kundert, europa, per dhjete vjet do te flase arabisht. Hyne arabet e Marokut ne Spanje, por ndejten jo pak, por 800 vjet ne ate gadishull. Pse, kete duhet te pesoje edhe Europa, sic e pesoi Spanja ?
Me mire sa me shpejt, e aq me mire te ndalohet urgjent ndalimi i futjes ne Europe i arabeve, ngado qe te jene. Kufirin te THANA, i themi neve.

Submitted by Appag (not verified) on

Ata "arabet" e Marokut nuk do te kishin shkuar ne Spanje nqs Franca nuk do ta kishte kthyer Marokun ne koloni te sajen. Keta europjanet tane qe na hiqen si engjej i kane futur hundet kudo neper bote. Tung

Submitted by Ubs (not verified) on

Dividem et impera.
Su mund të jenë 1 milionë refugjatë lufte pushtim ne një popullsi prej 500 e ca milionësh?!
Terrorist katolik!

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Ju drejtohem juve "Ubs".
Nuk ju njoh, prandaj, nuk kam aresye te flas apo te jap opinion per ju.
Po keshtu edhe ju, nuk keni te drejte t'me etiketoni "Terrorist katolik", mbasi ne komentin tim, nuk kam thene asnje fjale qe ka lidhje me vrasje, presje, dhunime e perdhunime qe shkojne ne sintoni te nje krimineli.
Kam thene e them, qe gjithkush, eshte mire te jete ne shtepine e vet.
Ruset, kane nje shprehje : "Eshte mire te jeshe mysafir, por me mire, eshte te jeshe ne shtepine tende".
Europa, eshte E KRISHTERE, dhe si e tille, nuk ka aresye, te MYSLIMANIZOHET DHUNDHEM.
Prandaj, ju keshilloj, ate verbin LATIN, t'a perdorni me vend, dhe brenda llogjikes. Keni dashur te thoni dicka, por ja keni futur kot. Pa llogjike.
Ju pershendes me nje keshille, te jeni me i permbajtur, dhe ne linjen llogjike, i qarte e i qete kur shkruani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.