Çmendon Edi Rama për kongresin e PS

Postuar në 05 Mars, 2016 19:50

Si deputet i Qarkut të Vlorës, kryeministri Rama ka ndjekur nga afër votimet për zgjedhjen e delegatëve të kongresit të Partisë Partisë Socialiste që do të mbaht në 19 Mars. Ndonëse nuk do të ketë votim për kryetarin, kryeministri beson se kongresi do të shërbejë për t’i dhënë shtysë reformave.

“Do të vazhdojmë me kongresin e partisë, që ka një rëndësi themelore, pasi është një moment kyç për t’i dhënë një shtysë edhe më të fortë reformave, për t’i dhënë një shtysë edhe më të fortë transformimit të gjithanshëm të vendit, duke thelluar operacionin në çdo sektor, për ta çliruar organizmin e vendit tonë nga kanceri i shumë viteve pa shtet, pa reforma, pa institucione dhe pa asnjë sens të drejtimit. Kështu që, ashtu si vendi, edhe Partia Socialiste ka detyrimin që jo vetëm të ecë në drejtimin e duhur, por ta udhëheqë vendin në drejtimin e duhur.”-theksoi Rama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.