Mogherini dhe europeistët e Tiranës

Postuar në 04 Mars, 2016 09:51

Publikisht Federica Mogherini apeloi në Tiranë që Shqipëria të mos e humbasë shansin e madh të përafrimit me Bashkimin Europian, duke e lidhur këtë objektiv me miratimin sa më shpejt të reformës në drejtësi. Ajo tha se Shqipëria i ka të hapura dyert për në BE dhe suksesi i Shqipërisë do të jetë edhe suksesi i Europës. "Bëjeni, jo sepse e kërkon Brukseli, por sepse qytetarët e kërkojnë këtë gjë, dhe rreziku i kësaj moslidhje nga ana e aspektit politik është aq e madhe dhe e rrezikshme për kredibilitetin e institucioneve"- theksoi shefja e diplomacisë europiane në konferencën me kreyministrin, i cili vazhdon të jetë i bindur se Shqipëria e meriton anëtarësimin në Bashkimin Europian. “Përshtypja ime modeste është se e meritojmë, meritojmë të hapim negociatat dhe të bëhemi anëtarë.”- theksoi Rama. Në takimin me shefen e BE-së kryetari i opozitës, Lulzim Basha fajësoi qeverinë, që “s’ka krijuar kushtet për dialog politik që çon në konsensus”. Këto ishin ato çfarë u thanë publikisht, ndërkohë që vizita e shefes së diplomacisë europiane ka patur në fokus krizën e emigrantëve, për të cilin u përsërit qëndrimi se Shqipëria as nuk do t'i hap dhe as nuk do t'i mbyll kufijtë. Ashtu si në rastin e muxhahedinëve qeveria shqiptare tregohet shumë pak transparente lidhur me vendimet që merr në raport me një projekt që sipas saj e dëshirojnë më shumë se 90 për qind e shqiptarëve, anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kryeministri la të kuptohet se Shqipërisë dhe vetë atij i është bërë padrejtësi nga Europa që nuk po çel negociatat e anëtarësimit, një retorikë që nuk thotë asgjë dhe që zhvesh nga përgjgjegjësitë udhëheqjen politike të vendit që tani problemin e sheh te BE dhe jo te vetja. Erdhi edhe kjo ditë... Mogherini iku, në Tiranë mbetën europeistët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.