45 % e kredive për biznesin në formë overdrafti

Postuar në 04 Mars, 2016 10:57

Shoqata e Bankave beri të ditur se kërkesa për kredi e bizneseve ka mbetur shumë e dobët përgjatë gjithë vitit 2015. Gjithsesi, bankat vazhduan të kreditojnë ekonominë duke dhënë një total prej rreth 246.5 miliardë lekë kredi të reja përgjatë vitit 2015.
Nga këndvështrimi i qëllimit të përdorimit, rreth 45% e këtyre kredive të reja ishin overdraft-e, të cilat kanë afate të shkurtra shlyerje dhe ofrohen në bazë rinovimi të vazhdueshëm, duke impaktuar kështu shifrën e ulët të rritjes në totalin e portofolit.
Cilësia e portofolit të kredisë është përmirësuar vazhdimisht përgjatë tremujorëve të vitit 2015, kryesisht si pasojë e përpjekjeve të koordinuara të bankave tregtare dhe Bankës së Shqipërisë për zbatimin e masave të përmendura më sipër.
Niveli i kredive me probleme ndaj totalit të kredive në fund të muajit dhjetor arriti në 18.2%, niveli më i ulët që prej muajit shtator 2014 kur kreditë me probleme arritën maksimumin me 25% të totalit të kredive.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.