Rusia hedh poshtë tezën e “refugjatëve si armë”: “Sulmet ruse ka sjellë uljen e numrit të refugjatëve”

Postuar në 03 Mars, 2016 15:04

Rusia reagon zyrtarisht ndaj deklaratave të komandantit suprem të NATO-s, Breedlove se Rusia po kthen refugjatët sirianë në një armë për shkatërrimin e Europës. Përmes një deklarate për shtyp, përcjellë në shqi edhe nga ambasada ruse në Tiranë, Ministria e Mbrojtjes ruse thotë ndër të tjera se: “...Gjenerali Breedlove duket se i ka harruar ngjarjet e verës së vitit 2015 kur me pëlqimin e tij të heshtur gati një milion refugjatë u nisën papritur nga Turqia (!) drejt vendeve evropiane. Po ashtu, duhet rikujtuar se Rusia nisi operacionin ushtarak në Siri shumë kohë pas shpërthimit të krizës migratore në Evropë - më 30 shtator 2015. Ndaj nuk mund të ketë asnjë lidhje me këtë fenomen. Kryesorja është se si rezultat i angazhimit të Rusisë në Siri, edhe OKB-ja ka konfirmuar uljen e konsiderueshme të refugjatëve sirianë dhe lançimin e procesit paqesor në Siri, gjë që koalicioni perëndimor "kundër ISIS" nuk ka arritur kurrë gjatë tre viteve të gjoja "luftës" së tij kundër terrorizmit”. Me sa shihet konflikti sirian po kërkon të një Eurpë në lojë, e cila sot mungon. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.