Mosul/Diga rrezikon jetën e 1.5 milionë njerëzve

Postuar në 03 Mars, 2016 21:09

Diga e Mosulit, qyteti që është pika e fortë e ISIS, rrezikon jetën 1.5 milionë irakenëve. “NBC NEËS” citon ambasadën amerikane në Baghdad sipas të cilës kolapsi i digës do të sillte pasoja të paprecedenta; 500 000-1.47 milionë irakenë nuk do të mbijetonin dot nga vala e ujit që nëse ndodh do të arrinte në nivelin 15 m në Mosul. Qytete të tjera si Tikriti, Samarra apo Baghdadi do të përfshiheshin nga vala e ujit ndonëse me pasoja më të vogla. Për të riparuar dëmet e shkaktuar dhe për të realizuar mirëmbajtjen, qeveria irakene ka nënshkruar një kontratë prej 296 milionë dollarësh me kompaninë italiane “Trevi”. Qeveria irakene druhet se punëtorët e kompanisë mund të vonojnë, ndërkohë që përveç pranisë së ISIS, e cila nuk mund të parashikohet se çfarë sjell, problem është edhe vetë diga si e tillë. Që nga ndërtimi ajo rezultoi me probleme të mëdha për shkak të cilësisë së çimentos. Në vitin 2006 një grup inxhinierësh të ushtrisë amerikane e cilësua digën si më të rrezikshmen në botë. Uji që mund të shpërthejë nga kolapsi eventual i saj do të arrinte për dy orë në Mosul duke asgjësuar qindra mijëra njerëz që në valën e parë. Forcat irakene e rimorën digën në gusht të vitit 2014.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.