Gjyqtarët e korruptuar shqiptarë ndalohen të hyjnë në SHBA, Manjani parlajmëron shkarkime

Postuar në 03 Mars, 2016 10:34

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të ndjekin një mënyrë indiriekte për të treguar se kush janë të korruptuarit në radhët e gjyqësorit shqiptar. Atyre u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe sipas ambasadorit Lu, çdo të korruptuari nga rradhët e gjyqësorit do t’i refuzohet viza amerikane. “Korrupsioni është prioritet kryesor i qeverisë së SHBA –së në Shqipëri. Ne jemi duke marrë masat tona. Së bashku edhe me shoqërinë civile...Vitin e kaluar ne pamë se si partitë politike hoqën disa  kriminelë nga zgjedhjet. Disa të tjerë të korruptuar apo me të shkuar kriminale. Ne gjithashtu mbështesim ligjin e dekriminalizimit. Së fundmi qeveria e SHBA u ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara disa gjykatësve të korruptuar, duke iu refuzuar apo anulluar vizat. Ky është vetëm fillimi. Kemi shumë më tepër punë për të bërë për të luftuar korrupsionin,” iu përgjigj ambasadori Lu një komentuesi në rrjetet sociale.

Në një reagim mjaft të prerë minsitri Manjani tha se falenderon SHBA për mbështetjen në rrugën drejt luftës ndaj korrupsionit dhe u shpreh i gatshëm për shkarkimin e cdo gjhyqtari apo prokurori të korruptuar "Eshtë kontribut i SHBA për në në betejën kundër korrupsionit. Si minsitër i'u them që tani jam gati të nis procedurat për shkarkimin e gjyqtarëve të korruptuar sapo të kem informacion. Detyra ime kushtetuese është të filloj procedimin disiplinor deri në shkarkim të tyre dhe ju siguroj që këtë cështje do ta coj deri në fund"-tha Manjani 

 

Comments

Submitted by korupsioni (not verified) on

ajde Republike bananesh. Kriteri i shkarkimit te punonjesve ne administrate eshte viza amerikane. Kush merr vize qendron ne detyre kush nuk e merr shkarkohet. minister teveqel, debil. standarti i ministrave te rilindjes. yyyyyy yyyyyyy.

Submitted by SOVJETIKU (not verified) on

Keshtu ka ndodhur tek ne, kur ishim me Traktatin e Warshaves, dhe ne Shqiperi sundonte ambasadori Sovjetik, IVANOV (si me i spikaturi, mbasi kane qene disa).
Po te te kishte pare shtrember ambasadori Ivanov, shkarkimi ishte lule, ku ma gjeje, por te priste edhe burgu.
Kete e dijne mire prinderit tane.
Historia perseritet, por kesaje rradhe me sens te kundert.
Zoti na ndihte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.