Gjykata Kushtetuese rrëzon nenet represive të ligjit “Për procedurat tatimore”

Postuar në 03 Mars, 2016 18:05

Gjykata Kushtetuese ka hedhur edhe njëherë poshtë nisma të qeverisë, teksa sot ka zbardhur vendimin e saj kundër disa neneve të ligjit “Për procedurat tatimore”. “Gjykata Kushtetuese, pasi analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesja, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, bazuar në nenet 131/a dhe 134/f të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, vendosi:  Pranimin pjesërisht të kërkesës.

- Shfuqizimin e neneve 5, 14, 15, 16/4, 17/1, 17/2, 18/ 2 dhe 20 të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, thuhet në vendim, raporton gazeta "Shekulli". Dy muaj më parë gjykata vendosi pezullimin e zbatimit të ligjit i cili u propozua në kuadër të aksionit kundër informalitetit. Masa të forta si burgu, apo edhe gjoba deri në 10 milionë lekë për shkelje administrative, ishin disa nga sanksionet e parashikuara, që janë hedur poshtë nga Gjykata.

 

http://www.shekulli.com.al/p.php?id=397474

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.