Kryeson listën e më të pasurve të botës

Postuar në 02 Mars, 2016 09:15

Bill Gejts kryeson për të tretin vit rradhazi  listën e njerëzve më të pasur të botës me një pasuri prej 75 miliardë dollarë. Themeluesi i gjigandit kompjuterik Microsoft është 4.2 miliardë dollarë më i varfër krahasuar me vitin 2015. Në vend të dytë në listën e Forbes ndodhet Amancio Ortega, 79-vjeçari spanjoll, bosi i firmës së veshjeve “Zara”. Sipërmarrësi që fitoi më shumë para në vitin e fundit është Mark Zukerberg. Themeluesi i rrjetit social Facebook renditet në vendin e 6-të me 44.6 miliardë dollarë, duke u bërë personi më i ri në listën e 10 personave më të pasur në Botë. Nga ana tjetër, një nga humbësit më të mëdhenj në renditje është Carlos Slim Helu, 76-vjeçari meksikan, bosi i Telecom,i cili vetëm 3 vjet më parë renditej në vend të parë. Listën e grave më të pasura në Botë e kryeson 93-vjeçarja franceze Liliane Bettencourt, trashëgimtarja e L’Oréal. 

Comments

Submitted by Ndoc Dudasi (not verified) on

E c'na duhet neve ?
I lumte.
Per vete i ka.
Vete i ka vene.
Nuk ja ka vjedhur njeriu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.