Kompanitë e sigurimeve nuk konkurojnë me njëra-tjetrën, por bashkëveprojnë. Mblidhen për të vendosur tarifën e re me...konsensus

Postuar në 02 Mars, 2016 15:45

Buxheti i këtij viti solli rritje të taksës së sigurimeve nga 3% në 10%, çka priret të sjellë edhe rritje të tarifave për drejtuesit e automjeteve. Përfaqësues të kompanive janë mbledhur për të vendosur tarifat e reja që sipas tyre janë të nevojshme në kushtet e rritjes së taksës. “ Shteti na hoqi TVSH-në, por ne punojmë me serviset që punojnë me fatura dhe si rrjedhojë nuk subvencionohemi për këtë pjesë. Nga ana tjetër taksa e sigurimeve u rrit në 10%. Këto kanë ndikuar në xhirot tona dhe ne po studjojmë mundësinë që të rishikojmë tarifat e TPL-së”, thonë drejtuesit e disa prej shoqërive të sigurimeve, citon “Monitor”(http://www.monitor.al/tpl-kompanite-e-sigurimeve-te-reflektojmerritjen-e...).

Kjo është thjesht dhe vetëm një mënyrë për të larë duart dhe për të vendosur rritjen e tarifës nga kompanitë, pasi në mbrojtjen që i bëri buxhetit, ish-ministri i Financave u shpreh shumë qartë kur deklaroi se “ndonëse qeveria e uli taksën nga 10% në 3% një vit më parë, ajo nuk u reflektua në ulje tarifash nga kompanitë”. Sipas Canit qeveria ishte e legjitimuar të ricaktonte taksën 10% për arsye sepse ajo nuk dha asnjë efekt.

Pyetja që pason këtë lloj sjellje është se si është e mundur që në treg operojnë disa kompani, që presupozohet të jenë konkurente, por të cilat sillen krejt në të kundërt? Mblidhen dhe vendosin një çmim fiks?! Është e qartë se këtu problemi i konkurencës është zeruar thjesht duke mbyllur tregun me marrëveshje. A duhet ndonjë Autoritet të ndërhyjë në kësi rastesh? 

Comments

Submitted by Test@TEST>COM (not verified) on

E kush te nderhyje Autoriteti i Mbykqyrjes Financiare me palacot qe ka? apo ministri i financave ? keta duhen shkuar ne hell o muc

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.