Anulohen fluturimet në aeroportin e Këlnit

Postuar në 01 Mars, 2016 12:50

Një alarm sigurie ka detyruar autoritetet të mbyllin aeroportin e Kelnit në Gjermani. Mediat raportojnë se janë marrë masa të menjëhershme dhe janë anuluar të gjitha fluturimet. Pasagjerët kanë postuar foto në rrjetet sociale, duke raportuar se terminali 1 dhe 2 aktualisht janë të mbyllur. Ndërkohë mbi aeroport është parë të patrullojë një helikopter.Një zëdhënës nga aeroporti i Këlnit citohet nga CNN të ketë thënë se se të dy terminalet janë mbyllur, pasi një grua arriti të kalonte pa iu nënshtruar kontrollit dhe duke shmangur forcat e sigurise. Të gjithë udhëtarët ne keto terminale janë evakuuar dhe duhet të kalojnë perseri neper pikat ekontrollit te sigurise.  Pasagjerët dhanë alarmin se në pistë ishin parë persona të paautorizuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.