Taksat në Tiranë janë rritur, për bizneset, por edhe për familjet

Postuar në 01 Mars, 2016 22:15

Nga 1 janari, çdo biznes dhe familje në kryeqytet do të paguajnë një taksë për arsimin. Për biznesin, taksa do të jetë e përshkallëzuar, nga 4.000 lekë në vit për ndërmarrjet e vogla, deri në 37 mijë lekë për biznesin e madh dhe atë VIP. Ndërsa familjet do të paguajne 1.800 lekë në vit. Vendimi i Këshillit Bashkiak ka ndryshuar edhe taksën e ndërtesave. Për bizneset prodhuese, kjo taksë ulet nga 280 lekë për metër katror në vit, në 200 lekë për metër katror. Për bizneset e vogla nuk ndryshon, por rritet për bizneset e mëdha nga 280 lekë, në 440 lekë për metër katror. 

Pas taksës së ndërtesave, ndryshim pëson edhe tarifa e pastrimit. Edhe në këtë rast, taksa ndryshon vetëm për bizneset e mëdha. Nga 1 janari, biznesi i madh, siç njihet ai me xhiro mbi 8 milionë lekë, do të paguajë dy herë më shumë nga sa kanë paguar. 

Në publik, tarifa që ka marrë vëmendjen më të madhe është ajo e zënies së hapësirës publike. Nga 120 lekë në muaj për metër katror, ajo rritet me 12 herë e gjysmë, duke u bërë më e shtrenjtë e duke shkuar në 1.500 lekë në muaj për çdo metër katror. Sipas Bashkisë, rritja synon çlirimin e hapësirave publike.
 

Së fundmi, taksa tjetër me efektin më të madh është ajo e ndikimit në infrastrukturë, e cila prek ndërtimin. Kjo taksë prek bizneset ndërtuese dhe rritet, nga 4 për qind e kostos së ndërtimit, në 8 për qind të çmimit të shitjes së apartamenteve.

Këto taksa u bashkohen ndryshimeve të tjera, si taksa e publiciteteve dhe ajo e trojeve, që janë miratuar në fund të vitit nga Parlamenti.
 

Vendimi i Këshillit Bashkiak është i datës 30 dhjetor 2015 dhe vjen pas vendimit për heqjen e taksave për biznesin e vogël nga qeveria, me paketën e re fiskale për vitin 2016.

"Top-Channel"(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=320804&fundit)

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

Eshte e trishtueshme sesi media vasale e qeverise ben interpretimet e taksave - nje nga taksat me te renda te vendosura eshte ajo e ndikimit ne infrastrukture, nderkohe qe keto media (top channel etj) e interpretojne si takse qe rendon biznesin e madh. Biznesi i madh vihet ne veshtiresi te madhe kryesisht per momentin qe paguhet (pa nisur investimin) nderkohe qe barra financiare e asaj takse do te percillet teresisht ne cmimin e shitjes, pra te bleresi (fitimi ne ndertim eshte shume me i vogel se sa thuhet ne legjendat urbane - nje prove eshte situata tragjike e shume "ndertuesve" qe perfundojne gjykatave, kredive pa shprese kthimi apo te trajtuar me plumba e tritol). Nje apartament ne zonat mesatare ne Tirane mund te rritet me rreth 7 - 12 mije euro. Kjo vlere, e konvertuar ne kredi shkon rreth 700 - 1200 euro ne vit SHTESE, qe do paguaje bleresi. Edhe taksa e kalimit te pronesise (qe paguhet sot vetem nje here, ne regjistrimin fillestar te prones) do kete ndikim te konsiderueshem.
Ne fakt mjaft te besh nje pjestim te thjeshte - Veliaj synon te rrise buxhetin me rreth 50 mil euro ne vit; kintributi i nje familjeje shkon 300 - 400 euro ne vit, shtese...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.