Qeveria nuk e humbet sensin e ironisë. Paralajmëron masa penale për mbrojtjen e mjedisit

Postuar në 01 Mars, 2016 13:37

Tirana po zien nga diskutimet për ndërtimin te Parku i Liqenit Artificial, por qeveria nga ana tjetër, premton zëplotë, masa të reja ligjore për mbrojtjen e mjedisit. Gjatë punimeve të konferencës “Moratoriumi dhe rruga drejt zhvillimit të qëndrueshëm”, zv.kryeministri Niko Peleshi, ka bërë të ditur angazhimin e qeverisë shqiptare për mbrojtjen e mjedisit: “Vetëm në 10 vitet e fundit janë shfrytëzuar pa kriter 200 mijë hektarë pyje. Nëse do të ecim me këtë ritëm shoqëria jonë për 15 vitet e ardhshme do ju lërë trashëgim brezave që vijnë një vend të zhveshur. Kjo konferencë do të piketojë rrugën e re të kthesës për të dalë nga kjo gjendje. Duhet bashkëpunim mes politikës qendrore dhe asaj vendore, por dhe shoqërisë civile, për të adresuar çështjet e mjedisit, që politika nuk i zgjidh dot kollaj”, tha Peleshi. Ngjan e pabesueshme por ky është zv.kryeministri që po flet dhe po pohon si problem, ato që vihen re edhe te ndërtimi aktual te Parku i Tiranës. Një ndërtim që është PA LEJE. “Shumë ekspertë iu dorëzuan tregut duke firmosur raporte mjedisore që nuk i besonin as vetë. Në 25 vjet, 400 mijë ndërtime pa leje mbinë në trupin e Shqipërisë dhe sot një shi i dobët shkakton përmbytje”, tha zv/kryeministri.

http://www.ata.gov.al/mbrojtja-e-mjedisit-peleshi-do-te-nderhyjme-ne-kod...

Comments

Submitted by Bajraktari (not verified) on

Po ndonje pallat aty afer, a do te kete ?
Sikur nuk shkon ky kend lojrash, pa ndonje pallat aty afer, qe te kete edhe nja tre kater kate nen toke, per parkim, apo ndonje kazino te fshehte me ne thellesi.
Turp e faqja e zeze.
Pse ore, pak halle te tjera ka Tirana, e u dashka te behet kjo gje ?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.