Osama Bin Laden, letër popullit amerikan: “Ju duhet një revolucion i lirisë që të shpëtoni nga lobet dhe korporatat...Bota ka nevojë për këtë”

Postuar në 01 Mars, 2016 19:55

Osama Bin Laden ka shkruar një letër për popullin amerikan, e cila bashkë me 113 dokumente të tjera është deklasifikuar sot nga Shërbimi Kombëtar Sekret amerikan. Letra është katër faqe dhe nuk ka datë; ajo u kap në datën 2 mars 2011 dhe nis me apelin paqësues: “Popullit amerikan, paqja qoftë mbi ata që ndjekin rrugën e drejtë...”. Dokumenti publikohet i përkthyer në anglisht nga vetë agjencia amerikane dhe nisur nga teksti bën çudi se përmbajtja e saj ka frymë kundër lobeve që diktojnë politikën amerikane. “Nuk do ta shpëtoni veten nga presioni i lobeve, përmes republikanëve apo demokratëve, por përmes një revolucioni të lirisë...Ai nuk ka të bëjë me përmirësimin e situtaës suaj ekonomike...por ç’është më e rëndësishmja, e ndihmon njeriun në marrjen e vendimeve racionale për shpëtimin e njerëzimit nga emetimi i gazrave të dëmshëm që kërcënojnë ekzistencën e tij”, thuhet në letër(http://www.businessinsider.com/heres-osama-bin-ladens-letter-to-the-amer...). Njësoj si Khomeini në Iran që i drejtohet rinisë perëndimore edhe Bin Laden ftonrininë amerikane që të kuptojë se suksesi në revolucionin e lirisë nga korporatat dhe lobet kalon nga kuptimi i historisë amerikane, sesi politikanët përherë kanë qenë kundër popullit, përkrahkorporatave. Një Bin Laden i majtë, ndonëse nga familja rezulton të ketë qenë një njeri shumë i pasur. Krejt larg terroristit të pikturuar nga media, e që shfaqet me mesazhe të njohura që e shohin SHBA-në si kështjellën e një fashizmi ekonomik.

To the American People

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.