LSI nuk e di akoma nëse do ketë Byro Kombëtare të Hetimit

Postuar në 01 Mars, 2016 12:21

Nisma e qeverisë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit duket se do të mbetet pezull pasi rekomandimeve të Komisionit të Venecias, por edhe qëndrimit që ka LSI për këtë çështje. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha për emisionin “Tonight” se opinioni i Venecias propozon një strukturë që mund të mos emërtohet Byro Kombëtare e Hetimit sipas modelit amerikan.

“Nuk e di çfarë ndodhi, por SPAKU, që është struktura antikorrupsion e këtij shteti, duhet bërë. Do bëhet me çdo kusht brenda kuadrit kushtetues, ligjor, sipas modelit të gjykatës dhe prokurorisë së krimeve të rënda duke përdorur po të doni ju edhe modelin kroat që për mua dhe sipas analistëve ka qenë më i suksesshmi. Modele të tjera na kanë çuar në gjueti shtrigash dhe nuk kemi ndërmend të bëjmë reformë për gjueti shtrigash, por reformë për të luftuar korrupsionin. SPAKU do duhet të futet edhe në hullinë që ka thënë Venecia”, u shpreh Manjani. Sipas tij, kjo strukturë nuk ka si të jetë pjesë e Ministrisë së Brendshme.

 

Comments

Submitted by Bajraktari (not verified) on

Per kete zotnine, minister Manjani, do te jepsha keto mendime :
E para, ose eshte budalle, i vonuar me sakte, ose eshte sherrbudalle, perseri i vonuar akoma edhe me keq.
E dyta, ose luan rolin e budalles, me regjizor Ilir Meten, brenda Teatrit, qe quhet LSI.
E treta, ose nuk e ka kuptuar mire qe eshte minister i drejtesise, ne qeverisjen ne koalicion, me kryeminister Edi Ramen, dhe jo Ilir Meten.
E katerta, ose nuk mbush mire, i duket vetja nje jurist i afte ( ku me sa dime ka qene nen nivelin mesatar si student), qe vetem ai, dhe forca e tije politike, vendosin, per cfare perfshin ministria e Drejtesise, duke kujtuar perseri se e kane DOMENIN e tyre drejtesine, pavaresisht se kryetar Qeverie, eshte Edi Rama.
Keto jane pak a shume si me kryesoret per kete individ te ardhur ne Tirane nga Bulqiza.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.