“Me ndërhyrjen te Parku i Liqenit Artificial u GABUA. “Rilindja Urbane” prishi diversitetin e qyteteve”

Postuar në 29 Shkurt, 2016 20:27

Maks Velo ka qenë i ftuar në emisionin “Zululand” në “Tema Tv” dhe ka folur për zhvillimet më të fundit që prekin mjedisin në Tiranë, hapësirën e saj publike duke problematizuar ndërkohë një sjellje të Bashkisë që është vënë së fundmi nën kritika. Velo thotë se për çështjen e Parkut është gabuar, sidomos po të shohësh kostot financiare që po paguhen për të ndërtuar një kënd lojërash. “Unëjam autori i Parkut të Liqenit Artificial të ndërtuar në vitin 1959...Goditja e parë u dha me shkollën “Wilson” nga Berisha dhe pastaj me radhë, me “Sheraton” dhe me pjesën e sipërme të liqenit. Kjo është goditja e fundit që po i bëhet parkut. Unë e kam projektuar parkun me pesë punëtorë e dy ustallarë. Tani ata marrin 800 milionë lekë për të bërë një park lojërash. Po të m’i japë mua Veliaj, unë i bëj një park me 20 km katrorë. 800 milionë për ca lojna që s’kanë lidhje me natyrën”, tha Velo. Sa për Rilindjen Urbane ai ka si vërejtje faktin se projekti, duke u bazuar në materiale të njëjta e prishi diversitetin, në vend që ta ruante.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.