Çfarë pret BE nga Shqipëria?

Postuar në 01 Mars, 2016 12:58

Për Komisionin Europian, reforma e sistemit të drejtësisë është prova e vendimtare për Shqipërinë. “BE pret ndryshim të plotë, që do të forcojë profesionalizmin dhe efikasitetin e gjyqësorit, duke vendosur ekulibrin e duhur midis pavarësisë dhe llogaridhënies.  Komisioneri Hahn, përsëriti se reforma e sistemit të drejtësisë mund të vendos Shqipërinë në drejtim të fortifikimit të pakthyeshëm të sundimit të ligjit”-  është shprehur Maja Koçijançiç.

Sipas Koçijançiç, komisioneri Hahn pohoi se Komisioni Evropian do të vazhdojë të monitorojë të gjitha reformat për përmbushjen e pesë prioritetet kryesore, duke inkurajuar autoritetet që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ruajtur një dialogu konstruktiv, në mënyrë që të arrihet progres konkret.

Johannes Hahn ka konfirmuar, se do të bashkë-kryesojnë me kryeministrin Edi Rama më 30 Mars në Tiranë  takimin e dialogut të nivelit të lartë për pesë prioritetet kryesore që Komisioni Europian ka vendosur për hapjen e negociatave të anêtarësimit tê Shqipêrisë në BE raporton ABC News

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Ne hallin qe e ka zene Europen, me refugjatet arabe, si zor te vazhdoje te qendroje me gjate, e bashkuar si Bashkim Europian.
Shperberja, do te ndodhe, pavaresisht indikacioneve gjermano-franceze, mbasi qe ne fillim, ky bashkim u ndertua mbi artifica, mbi genjeshtra dhe me bilance ekonomiko-financiare te genjeshterta, te shteteve pjesemarrese, ne kurriz te njeri tjetrit, Greqia, Italia, Spanja, etj, etj.
Njekohesisht, shtyse per shperberjen, jane edhe refugjatet arabe, cituar me siper, qe po marshojne drejte europes, dhe kjo, kryesisht per veprimet politike te gabuara te Frances ne rradhe te pare, dhe Anglise ne rradhe te dyte, per te nderhyre, deri ne shkaterrimin e administrates qeverisese te vendeve arabe, per te "DEMOKRATIZUAR" politiken arabe.
Kjo gje, ka sjelle kete qe po ndodh sot ne europe me refugjatet arabe, te cilet, po nuk u frenuan, dhe gjithseicili te shkoje andej nga ka ardhur, per dhjete vjet, europa do te flase arabisht, dhe do te mbijne minaret mu ne mes te kryeqyteteve te ketyre vendeve europiane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.