Martesa blic në Konsullatën e Shqipërisë në Milano

Postuar në 29 Shkurt, 2016 23:21

E mbani mend Ditmir Bushatin në vitin 2013 kur zinte vend në lajme e në tituj me idetë për rilindjen e diplomacisë, heqjen e të paaftëve, goditjen e nepotizmit në emërime, apo edhe thirrjen e këshilltarëve gjermanë dhe optimizimin e përfaqësimit? Ndoshta jo, se llafet i merr era, por jo thagmat si këto që sjell sot emisioni “Stop” në Tv Klan. Martesë ku shkesë është një sekser që thotë se lekët përfundojnë te konsullja e Shqipërisë në Milano, Luljeta Çobanaj. Një akuzë që mbetet vetëm e tillë, sa kohë që konsullja do të duhet të sqarojë pozicionin e vet. Në tërësi shpresa mbetet që këto shfaqje do të marrin fund sapo qeveria të regjistrojë emigrantët dhe t’u sigurojë atyre shërbimin e duhur. Deri atëherë nuk ka ndonjë zarar se martohesh me 1000 euro.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.