Identifikohet për herë të parë vendndodhja dhe distanca e shpërthimeve të valëve të shpejta radio

Postuar në 27 Shkurt, 2016 18:19

Shkencëtarët kanë arritur të përcaktojnë vendndodhjen dhe distancën e një shpërthimi të fuqëishëm dhe të çuditshëm , i njohur si shpërthimi i valëve të shpejta radio, një dukuri astrofizike e cila manifestohet si pulsim valësh radio që zgjasin vetëm pak milisekonda. E panjohur mbetet origjina e tyre, por ka disa spekullime: një është që ato origjinojnë nga jashtë galaktikës, së dyti ato vijnë nga yke të afërt dhe së treti ato janë prodhuar nga një inteligjencë jashtëtokësore. Por së fundmi, shkencëtarët, duke përdorur instrumente të identifikimit të shpejtë, kanë arritur të identifikojnë galaktikën prej nga një prej këtyre shpërthimeve ka origjinën. Studimi i kësaj dukurie ka shumë rëndësi, qoftë edhe duke e parë nga sasia e energjisë që çlirojnë: në çdo milisekondë, ato lëshojnë një energji të barabartë me atë që Dielli prodhon për 10 000 vjet. Sipas shkencëtarëve këto shpërthime shfaqen 10 000 herë në ditë në qiell, por që nga vitit 2007 kur u zbuluan, vetëm 16 raste janë identifikuar. Kapja e fundit u bë e mundur nga Vëzhgimi për Pulsarët dhe Shpërthimet Radio Jashtëgalaktikore(Survey for Pulsars and Extragalactic Radio Bursts), i cili shërben si koordinator mes radio tekeskopëve që vëzhgojnë hapësirën. Në rastin konkret sinjali u dha nga një kapje ndriçimi në 18 priull 2015 dhe mandej teleskopët orientuan bëzhgimin në koordinatat e lokalizuara. Shpërthimet radio kanë edhe një rëndësi tjetër, pasi devijimi i tyre, apo përthyerja në kontakt me materien, jep të dhëna për atë që ndodhet në distancën mes origjinës së shpërthimit dhe pikë së vëhzgimit që jemi ne. Për pasojë këto janë një mundësi tjetër për të kuptuar më mirë dukuri të tjera shumë misterioze si Energjia e Errët dhe Materia e Errët, të cilat identikfikohen vetëm nga ndikimet gravitacionale që ushtrojnë. Ato janë të padukshme fizikisht ndonëse ka një hipotezë që universi përbëhet më shumë prej tyre sesa materies të manifestuar në planete dhe yje, që shkon në 5%. http://www.space.com/32055-mystery-fast-radio-burst-space-explosions-loc...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.