Platforma Blushi me një LSI parimore

Postuar në 28 Shkurt, 2016 12:35

Thuajse 20 ditë para mbajtjes së kongresit, Ben Blushi ka dhënë disa piketa të platformës së tij për kryetar të Partise Socialiste. "Unë do të paraqes një platformë, e cila do të parashikojë më shumë vende pune, një parti më kohezive, ndryshime themelore në sistemin e arsimit, nomalizim dhe natyralizim të sistemit tonë progresist të taksimit, që nuk e kemi sot megjithëse e premtuam, rritje pagash dhe mbështetje të shtresave në nevojë. Këto janë disa prej atyre që do të bëj"- është shprehur deputeti sicialist në një intervistë për DW.
Blushi është pro mbajtjes së koalicionit me LSI-në, por me një marrëveshje të ndryshme nga ajo që kanë rëndë dakord Rama e Meta.
"Sa i takon koalicionit, unë mbetem tek pikëpamja se PS duhet ta mbajë koalicionin me LSI-në, por ama duhet ta funksionalizojë atë. Sot për sot ky koalicion ka përfunduar në një mekanizëm që ndan vende pune nëpër spitale apo ujësjellësa, nëpër bashki të ndryshme, në miniera etj. Madje dhe nëpër shkolla për fat të keq, ku ndahen mësuesit, rojet dhe shpresoj që kjo të mos shkojë deri te nxënësit që dhe ata të ndahen në proporcione koalicioni. Eshtë një koalicion vendesh pune dhe jo koalicion reformash. Për mua koalicioni duhet të jetë për reforma dhe jo për shifra 60 me 40 përqind, sepse kjo është shkatërrim për administratën publike, që ndahet si “plaçkë tregu” bazuar në përqindjet e partive në koalicion"-theksoi deputeti socialist.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.