Paketë shpëtimi për industrinë minerare

Postuar në 28 Shkurt, 2016 15:18

Qeveria shqiptare ka ndërmend të ndërhyjë me një plan shpëtimi për industrinë minerare e cila është aktualisht në krizë të thellë. Shkak është rënia e çmimeve në bursën ndërkombëtare në nivelin 40% dhe qeveria po mendon që të mos lejojë falimentin e një sektori që ka aktualisht 20 mijë të punësuar. Në një prononcim për “Vizion Plus”, zv.ministri i Energjetikës, Gëzim Musabelliu ka bërë të ditur se paketa i kushton buxhetit 4 milionë euro në vit dhe konsiston në përgjysmimin e rentës minerare, heqjen e shpenzimeve të transportit dhe të llogaritjes së sasisë së mineralit të lagur si dhe do të ulet vlera e garancisë që do të jetë “sa përqindja reale e investimit që kryhet”.  “Një tjetër problem që i ka dalë Ministrisë së Energjisë është përdorimi i lëndës drusore në miniera, e tashmë me moratoriumin kombëtar që ndalon prerjen e pyjeve, një pjesë e tyre nuk mund të punojnë më. Ministria e Energjisë thotë se është në negociata me atë të financave në mënyrë që kjo paketë shpëtimi të hyjë në fuqi brenda 6 muajve të parë të vitit. Kjo masë mund të sjellë një ndryshim të detyruar në ligjin e buxhetit”, raporton VP.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.