Edi Rama rinovon kontratën me PS

Postuar në 28 Shkurt, 2016 17:37

Sekretari për Kordinimin në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafa bëri sot publik ndryshimet në statutin e Socialistëve. Drafti propozon ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së kryetarit kur partia është në pushtet dhe kur është në opozitë. Kjo konsiton në votimin e kryetarit sipas parimit "një anëtar një votë" kur partia është në opozitë dhe rinovimin automatikisht të mandatit kur partia është në pushtet. Xhafa shpjegoi se "Statuti i ri ka bërë një ndarje bazuar edhe në problematikat e konstatuara, në debatet e zhvilluar, por edhe në modelet europiane, kryesisht tek një model shumë i njohur siç është i Partisë Laburiste. Natyrisht mban në themel faktin që Kryetari i Partisë Socialiste zgjidhet sipas parimit “ një anëtar një votë”, me zgjedhje të drejtpërdrejtë nga anëtarësia e Partisë Socialiste, por duke bërë një specifikim të rasteve kur partia është në opozitë dhe kur partia është në qeverisje".
Pyetjes për mënyrën sesi kongresi i Marsit do zgjedhë kryetarin, Xhafa i është përgjigjur se këtë do ta përcaktojë statuti që do të miratohet nga kongresi. "Ky është një projekt që hyn në fuqi në momentin që e voton Kongresi i Partisë Socialiste. Sot është një projekt dhe, si gjithë projektet, nuk krijon efekte". Shpjegim që do të thotë se Edi Rama rinovon automatiksht mandatin pa u votuar, pasi partia është në qeveri dhe modeli laburist ku është bazuar statuti parashikon qëndrimin e kryetarit në këtë post.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.