“Taksë e sheshtë 9% dhe TVSH-ja 15%”

Postuar në 27 Shkurt, 2016 18:46

Forumi i Tiranës për Liri Ekonomikë ka zhvilluar sot një takim ku ka qenë i ftuar edhe kryetari i Partisë Demokratike si dhe konservatori britanik, Roger Scruton, materiale të të cilit lexohen shpesh të përkthyera në gazetën “Mapo”. Përtej akuzave të zakonshme të Bashës që përmblidhen në fjalinë: “Edi Rama është hajdut dhe aleat i kriminelevëe”, Basha ka nënvizuar edhe pjesë nga ajo që e quan si “platforma e PD-së”, e cila jep disa të dhëna për mënyrën sesi opozita e sheh daljen nga kriza. “Programi ynë fiskal parashikon taksën e sheshtë 9% dhe kur themi taksë e sheshtë e kemi në të gjitha nivelet, duke përfshirë dhe sigurimet shoqërore.  Reduktimin e TVSH-së në nivelin 15% bashkë me një paketë robuste për çmontimin e të gjitha pengesave administrative dhe burokratike në raport me regjistrimin e biznesit, operimin e biznesit me kontrollet  nga inspektoriatet e shumta që sot u marrin frymën në raport me sektorë të caktuar, siç është bujqësia ku do të eliminohen të gjitha  kërkesat parazitare të cilat parazitojnë korrupsionin pasi nuk kanë sjellë asgjë të mirë në formalizimin e biznesit bujqësor. Ndihmë të targetuar për sektor prioritarë të zhvillimit si bujqësia, energjia turizmi e infrastruktura. Sigurisht platformën e kemi, vizionin e kemi, alternativën e kemi dhe do t’ua japim shqiptarëve rrugët e zgjedhjes. Por vetëm pasi të largojmë me çdo kusht e me çdo çmim rrezikun totalitar të një regjimi të inkriminuar dhe kleptokrat. Dhe për këtë nuk ka rrugë tjetër përveç rezistencës, përballjes, protestës deri në zhbërjen me themel të këtij regjimi”, tha ai. Kollaj për ta thënë, por gjithsesi po hyjmë në kushtet kur opozita ka një propozim alternativ. Dhe kjo nuk është një gjë e keqe. 

http://www.pd.al/2016/02/basha-perballje-ne-shqiperi-jo-mes-demokrateve-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.