E vërteta për mbledhjen elektronike të TVSH-së. Rama: Sistemi sot ka probleme

Postuar në 26 Shkurt, 2016 13:20

Në intervistën për Top Story kryeministri Rama ka folur edhe për partneritetin publik privat në administrimin e TVSH-së, duke pranuar se sistemi akual ka shumë probleme me raportimin e të dhënave on-lin.
"E vërteta është kjo që çfarë thuhet dhe çfarë propagandohet është një maskaradë e pashoqe sepse nuk japim në koncesion mbledhjen e TVSH-së. Ne duam të ndërtojmë një partneriteti publik-privat, të shfrytëzojmë kapitalin dhe dijet e privatit për të zgjeruar kapacitetin teknologjik të tatimeve. Sot tatimet e Republikës janë në një bazë të dhënash që administrohet nga austriakët, që janë privatë dhe nuk është ndonjë skandal, nuk është alarm. Ne duam që këtij truri elektronik që kemi vënë në punë, t’i shtojmë një kapacitet dhe të përfshijmë në këtë shtim një element të rëndësishëm në luftën kundër informalitetit; raportimin në kohë reale të çdo transaksioni, të blerjes që bën gjithsecili, që sot sistemi nuk e bën, por raporton njëherë në 24 orë dhe me probleme"-theksoi kryeministri.
Sipas tij Komisioni Europian, në projeksionin që ka bërë për Ballkanin Perëndimor ka thënë që i mungojnë 100 miliardë euro dhe Komisioni ka thënë gjithashtu që këto para janë të gjenerueshme përmes partneriteti publik-privat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.