Arrestimi i kreut të Bashkisë së Pustecit/Prokuroria Speciale në Maqedoni dhe Byroja e Shqipërisë

Postuar në 12 Shkurt, 2016 13:41

Disa media po raportojnë aktualisht arrestimin në Resnjë të Maqedonisë të Edmond Themelkos, kryetar i Bashkisë së Pustecit në Shqipërië. Akuza është: manipulim zgjedhjesh(http://www.balkanweb.com/site/arrestohet-ne-maqedoni-kryebashkiaku-i-pus...). Në kushtet kur situata e arrestimit është ende e paqartë, vlen të nënvizohet se precedenti i Maqedonisë, apelon edhe më shumë për vlerën që ka Byroja Kombëtare e Hetimit, me të cilën politika në Tiranë po luan pisët. Sipas lajmit, Themelko është arrestuar me urdhër të Prokuroisë Speciale një njësi që ka nisur të godasë edhe majën e politikës në Maqedoni. “Zhurnal” raporton se një operacion i quajtur “Titanik” parashikon që të përfshijë edhe ish-ministren e Brendshme, Gordana Jankullovska. “Prokuroria speciale në krye me Katica Janevën, sipas asaj që është thënë në pres konferencën e sotme të Prokurorisë speciale, akcioni me emrin ''Titanik'' që vetëm se ka filluar do të përfshijë shumë zyrtarë të MPB-së përfshirë këtu edhe ish ministren Gordana Jankullovska. Gjithashtu pjesë e këtij akcioni do të jetë dhe ish ministri i transportit Mile Janakievski si dhe sekretari gjeneral i qeverisë Kiril Bozhinovski, që të tre pjesë e komitetit ekzekutiv të VMRO-së”(http://www.zhurnal.mk/content/?id=162121282958). Thënë kjo, është rasti të hiqet një paralele me Shqipërinë, ku Byroja Kombëtare e Hetimit po inkuadrohet në varësi të Ministrisë së Brendshme. Por a mundet që një strukturë e tillë të japë goditjet që kaq shumë shpresohen? Përgjigja është 100% “Jo”, sa kohë që drejtuesi i saj do të jetë kompetencë e ministrit të Brendshë, i përfolur për lloj lloj akuzash. Dhe sa kohë që për deputetë, të cilëve dosja penale u dilte sa nga një media në tjetrën, kryeministri, që është përgjegjës direkt për listat e kandidatëve në zgjedhje, bën autikun. Paralelja ka më shumë vend, kur sheh se edhe në Maqedoni, orientimi i ngjarjeve ka një mbështetje dhe dorë amerikane, që në Shqipëri, nuk po duket se ka suksesin e pritshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.