A ndërtohet shteti me televizion e me fotografi?

Postuar në 12 Shkurt, 2016 12:08
Gëzim Mekuli

Ministri i punëve të jashtme, H.TH, po shrytëzon të miturit dhe fëmijët e varfër të Kosovës për përfitime personale e për karierë partiake. Ky njeri po shkelë kodin etik dhe njerëzor duke manipuluar, në publik, me fëmijët e pafajshëm e fragjil. Fotografitë e shkrepura me fëmijë për fushatë partiake, në momentin kur në Kosovë po vdesin fëmijë nga kanceri për mungesë të trajtimit mjekësor, është kokë e këmbë, vepër e cmendur, e turpshme, jo etike, jo njerëzore dhe egoiste e këtijë njeriu dhe i shokëve të tijë. Të nderuar lexues, Përdorimi i fotografisë së fëmiut, e me fëmijë, në publik, është shumë kompleks, i ndieshëm dhe, vë në pah shumë pyejte e dilema etike: Sa është i shfrytëzuar fëmiu nga politika në Kosovën tonë të varfër? Kush janë ata që mbrojnë pavarësinë e fëmiut? Kush i del zot fëmijërisë së fëmiut në këtë vend? Objektivizimi i fëmiut nga kryepolitikanë të pushtetit është njëkohësisht edhe akt sycelës për popullin; Ne, këtu shofim, se sa jo njerëzorë e sa të pandershëm janë bartësit e këtyre politikave.

Ne këtu bindemi, se sa të etur janë këta njerëz për të ndikuar e për të ndërtuar mendimin tonë për ta; Aa duan që përmes medias publike, ne vecanti përmes RTK-së, të na detyrojnë që ne të mendojmë e të bindemi se këta janë "kinsetëbutë", "kinseprindërorë" e "kinsefamiljarë; Por, a ndërtohet shteti me fotografi, të nderuar lexues, ku përdit dheu i Kosovës po na i përbinë engjujt tanë, fëmijët tanë? Shëndetësi e mjekësi vetëm me me Televizion e Fotografi?! Të dashur prindër, Fëmijët nuk janë dekor politikë për këta njerëz, e as "desert i mirë" për festa partiake. Politikat e qeverisë së Kosovës po vetdëshmohen se janë jo humane, jo popullore dhe fëmijërishkatërruese. Atëherë dhe atje, kur fëmiu përdoret, kryesisht, si "fotografi e si mjet" për të të lehtësuar arritjen e qëllimeve përfituese, është argument kokëfortë se, kjo hapsirë e kjo shoqëri duhet të mendoj për shëndetin e tijë mental.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.