Hungaria, referendum për kuotat e emigrantëve

Postuar në 25 Shkurt, 2016 00:27

Për herë të parë një vend europian do të zhvillojë një referendum për kuotat e detyrueshme të BE-së për emigrantët.  Qeveria hungareze ka kundërshtuar planin, sipas të cilit, vendi duhet të presë rreth 2300 emigrantë, nga shpërndarja e 120 mijë emigrantëve në të gjithë kontinentin. Në një konferencë për shtyp, kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se “askush nuk i pyeti popujt europianë, nëse i mbështesnin kuotat detyruese”.  Autoritetet hungareze kanë ngritur një gardh në kufirin me Serbinë dhe Kroacinë, për të ndaluar emigrantët që synojnë të mbërrijnë në Europën Perëndimore. Politika e tij, që ka gjetur mbështetje të gjerë në vend  është adoptuar edhe në vende të tjera të Ballkanit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.