Buxheti i ri i Bashkisë, rrit kostot e jetës në Tiranë. PD: Rritja e çmimit të biletës është aferë korruptive

Postuar në 31 Dhjetor, 2015 19:25

Dje u mor vesh se bileta e çmimit të urbanit në Tiranë shkon në 40 lekë të vjetra. Prej gati një jave kishte një debat publik, shoqëruar me kërcënime nga përfaqësues të linjave të transporti, që do të ndërprisnin aktivitetin, nëse nuk pranohej rritja e çmimit. Dhe Këshilli Bashkiak vendosi për “po”. Sot Partia Demokratike hedh dyshime se kjo lëvizje ishte e parashikuar dhe se ajo fsheh një akt korruptiv të kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj. “Zgjodhi si kusar mesnaten të fuste sërish duart në xhepat e qytetarëve dhe t’ju marrë dhe qindarkat e fundit që i kanë mbetur.  5.5 milionë dollarë më shumë në vit do t’i kushtojë qytetarëve të Tiranës rritja e çmimit të biletës në 33% nga 300 ne 400 lekë të vjetra...Qytetarët e mbajnë mend mashtruesin Veliaj se si doli vetëm 4 ditë më parë dhe premtoi se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës madje ai do të drejtonte vetë dhe autobuzin dhe shërbimi nuk do të ndërpritej. Kjo deklaratë e Veliaj s’ka qënë gjë tjetër veçse presion ndaj shoqatave të transportit për të rritur rryshfetin në skemën konspirative dhe korruptive që ndërtuan së bashku për të zhvatur qytetarët. Po dje me arrogancën e kartonave miratuan rritjen dhe shtimin e 30 taksave dhe tarifave. Pra  50 milionë dollarë më shumë do t’u merren duke nisur nga janari qytetarëve dhe bizneseve të Tiranës. S’ka investime, s’ka asnjë projekt për zhvillim ekonomik dhe punësim, vetëm abuzim dhe vjedhje me pasuritë dhe pronat publike”, tha Reila Bozdo. Në të vërtetë, Veliaj doli dhe tha se çmimi nuk do të rritej. Por ai u rrit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.