Drejton Basha, por vendos Berisha. Përballë Edi Ramës me strategjinë e tensionit

Postuar në 24 Shkurt, 2016 10:14

Rikthimi i Armando Prengës në kuvend do ta përqëndrojë aksionin e opozitës në çështjen e dekriminalizimit, me të cilën detyroi mazhorancën të ulet në një tryezë dhe të pranojë autorësinë e inkriminimit të parlamentit. Të gjitha raundet kanë patur deri më tani fitues Lulzim Bashën, edhe pse kohezioni brenda Partisë Demokratike nuk ka qenë në favor të tij. Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, Bashës iu kërkua të ndjekë një strategji të qartë tensioni dhe të shfrytëzojë dhuratën e Gjykatës së Apelit që rihapi çështjen e dekriminalizimit duke dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje për deputetin e akuzuar për plagosje. Ish-kryeministri Berisha propozoi bllokim të foltores së kuvendit për të mos lejuar zhvillimin normal të seancave plenare deri në largimin e Armando Prengës. "S’ka dyshim që kërkesat tona, ne do të kërkojmë të plotësohen me çdo kusht. Nëse do të duhet të bllokojmë foltoren, seancën do ta bëjmë. Me Edi Ramën nuk ka rrugë tjetër, përballje kërkon ai, atë do të bëjmë edhe ne. Po në krah të Prengës në Parlament, nuk ulemi ne!"- theksoi Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar. Ish-kryetarja Jozefina Topalli ka këmbëngulur që Basha të qartësojë qëndrimin e tij në raport me Ilir Metën.
"Kryetar, duhet të keni diçka parasysh. Kur ngrini akuza dhe akuzoni maxhorancën, mos krijoni diferencime për ata që e drejtojnë maxhorancën. Dua të them se kur e akuzon Edi Ramën, mos e lër në hije Ilir Metën. Akuzat të jenë të unifikuara për të dy, në mënyrë që askush të mos krijojë aludime se PD po flirton me një parti apo me tjetrën"-theksoi Topalli.

Comments

Submitted by Profesori (not verified) on

Ne malesine e Tropojes, kur cajne dru me sopate, druvari (ose dru me pre-ja si i thone kendej nga ne) kur can drute, da here qe godet drurin me sopate, leshon nje pasthirme AH, e keshtu me rradhe, bam dhe AH, bam dhe AH, duke marre shkas nga kjo gje, ne PD, po ndodh ky fenomen, drute i can druvari SALI, ndersa pasthirmen AH, e leshon ushkurnjari LUL.
Komentet e tjera jane pa vlere

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.