“Bankers Petroleum” tërhiqet nga Arbitrazhi. Kompania pranon rinegociimin e marrëveshjes hidrokarbure

Postuar në 24 Shkurt, 2016 12:40

Negociatat mes kompanisë kanadeze “Bankers Petroleum”, e cila operon në Marinëz, dhe qeverisë shqiptare, kanë gjetur një përfundim pozitiv. Kompania është tërhequr nga arbitrazhi dhe ka pranuar caktimin e një eksperti ndërkombëtar për raportin e auditit për vitin 2011. “Bankers Petroleum është dakordësuar që të pezullojë procesin e arbitrazhit në të cilin kishte paditur shtetin shqiptar. Eksperti i përzgjedhur është “PriceëaterhouseCoopers”, kompani e njohur ndërkombëtarisht, e cila do të asistohet edhe nga ekspertët e kompanisë “Navigant Consulting”, e specializuar për analizën e shpenzimeve hidrokarbure. Raporti përfundimtar i ekspertëve mbi mosmarrëveshjen mes shtetit shqiptar dhe Bankers Petroleum parashikohet të jetë gati brenda 4 muajsh”, raporton “Monitor”. Po kështu njoftohet se qeveria shqiptare, konkretisht Ministria e Energjetisë ka rënë dakord që të hapet procesi i rinegociimit të marrëveshjes, me synim “përmirësimin e termave financiarë të saj dhe përmirësuar procedurat për një kontroll më efikas të strukturave të shtetit”. Përballja nisi për një gjobë rreth 70 milionë euro që u vendos nga Tatimet, e cila fillimisht bllokoi llogaritë e kompanisë. Llogaritë u zhbllokuan dhe shteti shqiptar u detyrua nga një vendim i Gjykatës së Dhomës Ndërkombëtare të Tregëtisë që të mos ndërmerrte asnjë veprim deri në një vendim të dytë. Tatimet hynë në veprim pas një raporti të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, e cila vlerësonte se “Bankers Petroleum” kishte deklaruar rreth 300 milionë dollarë si shpenzime më të larta nga sa ishin realisht, me synim shmangien nga detyrimet financiare. Ndonëse kompania me AKBN-në ranë dakord për pajtimin e një audituesi ndërkombëtar, Tatimet hynë në lojë duke vendosur gjobën. Sot po rivendoset e njëjta gjë që propozoi AKBN-ja, por me ndryshimin se kompania është tërhequr nga Arbitrazhi, duke pranuar edhe rinegociim të marrëveshjes. http://www.monitor.al/bankers-petroleum-pezullon-arbitrazhin-ndaj-shteti...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.