Përjetimi i ngjarjeve/Associated Press i hap rrugë “gazetarisë 3D”

Postuar në 23 Shkurt, 2016 16:28

Associated Press njofton se do të hapë shumë shpejt një kanal transmetimi video ku operohet me gazetarinë 3D(immersive journalism – përkufizimi këtu: https://en.wikipedia.org/wiki/Immersive_journalism) dhe teknologjinë e realitetit virtual. AP-ja do ta vërë në funksionim këtë kanal në bashkëpunim me AMD, duke ofruar kështu për shikuesit një mundësi të “përjetimit” të lajmeve dhe ngjarjeve.  “Përdoruesit këtij realiteti virtual dhe të videove 360 gradë do të ‘transportohen’ në vendin të akisonit  duke mundësuar për ta eksplorimin e mjediseve të ndryshme”, thuhet në lajmin e vetë AP-së për këtë iniciatië. Një përjetim dhe një përfshirje e përdoruesve në ngjarje që me gjasë ka për ta kthyer botën në një megakinema, ku lajmet jo vetëm raportohen dhe shikohen, por edhe aktualizohen si pjesë e një realiteti prej videolojë. 

http://www.ap.org/Content/Press-Release/2016/AP-launches-virtual-reality...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.