Betejë për uljen e taksave vendore

Postuar në 23 Shkurt, 2016 15:04

Taksat vendore do të gjykohen në Gjykatën Administrative. Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë ka protestuar sot para Bashkisë së Tiranës, duke deklaruar se do të kërkojë shprehjen e gjykatës për një çështje që prek interesat edhe të qytetarëve. “Në çdo vend normal të botës së lirë, në fillim bëhet një studim se si do të rriten taksat dhe tatimet, shihet se sa rritet puna jonë, në çfarë shifrash, dhe në mënyrë propocionale, pushteti qendror dhe ai lokal fillon dhe rrit taksat. Ndërsa në këtë vend, rriten taksat dhe çdo lloj detyrimi tjetër ndaj shtetit, pa asnjë logjikë, duke shkelur njërin nga parimet e rëndësishme kushtetuese, atë të propocionalitetit. Ne çuam në Kushtetuese ligjin e supergjobave dhe atë burgut për sipërmarrësit, tani do çojmë atë të taksave vendore, po deri kur do ecim kështu”, tha Nikollaq Neranxi. Ndërkohë po sot, paralele më këtë protestë, këshilltari demokrat në Bashki, Leonard Olli, deklaroi se ishte dorëzuar një propozim për uljen e taksave vendore.  “Paraqitëm sot kërkesën për të minimizuar taksat në kufirin që e lejon ligjin, pra 30% më pak se nga ishin parashikuar dhe për më  tepër, uljen e një numri tarifash dhe heqjen e taksës për arsimin, sepse në  gjykimin tonë si atëherë dhe sot, vijon të jetë një taksë antikushtetuese. Sot, duke patur parasysh dhe ndjeshmërinë që ka shkaktuar tek biznesi, buxheti dhe paketa e re fiskale, të cilat tashmë  pothuajse detyrojnë 25 mijë biznese të Tiranës të  mbyllen, ne ripërsëritëm kërkesën tonë e cila nuk u mor në  shqyrtim herën e parë dhe shpresojmë shumë që të merret në shqyrtim sot ose në mbledhjen më  të  afërt të Këshillit Bashkiak”, tha Olli. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.