Armando Prenga i rikthehet punës si deputet, njihet në komision me vizitën e sekretarit Kerry

Postuar në 22 Shkurt, 2016 13:11

Vetëm tre ditë pasi Gjykata e lartë ndryshoi masën e sigurisë në detyrim paraqitje, Armando Prenga i është rikthyer Kuvendit. Këtë të hënë ai ka qënë në komisionin parlamentar të Sigurisë, ku është anëtar, raporton TCH. Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, për deputetin Prenga, i përfshirë pak kohë më parë në një konflikt mes dy fiseve në Laç.
Ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa personave të fisit Cali. Konflikti dyshohet se ka nisur për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut.Në komisionin e Sigurisë raportoi ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli, lidhur me vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry dhe mesazhet e dhëna lidhur me çështjet e sigurisë ku Shqipëria është e angazhuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.