Reagojnë banorët për ndërtimin e HEC në Katund të Ri

Postuar në 21 Shkurt, 2016 15:40

Banorë të zonës së Katundit të Ri kanë protestuar së fundmi me vendimin për të ndërtuar hidrocentral nga qeveria, pasi projekti për Skavicën u nda në dy pjesë. “Vizion Plus” raporton se sot ka patur një vizitë të zyrtarëve të Ministrisë së Energjetikës në zonë, ku është komunikuar me banorët që i druhen përmbytjeve dhe vlerës monetare me të cilën do të kompensohen nga humbja e tokës. “Projekti thuhet se do të zhvillojë ekonomikisht zonën, pasi do të investohen 100 milion euro e do të hapen 500 vende të reja pune”, raporton VP, për një projekt që ka shkaktuar shumë debate edhe në nivel politik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.